Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta
Astma është sëmundje kronike e mushkërive që kufizon mbushjen e mushkërive me ajër, duke rezultuar vështirësi në frymëmarrje.
Shumë njerëz vuajnë nga astma dhe shpesh kërkojnë ilaçe apo metoda alternative për të parandaluar dhe eliminuar këtë problem shëndetësor. Ne ju sugjerojmë këtë pije me përbërës natyrale e cila do t’ju vijë në ndihmë lidhur me këtë problem. Ja si ta përgatisni:
Të filloni ditën me një gotë limoni të përzier me ujë është një ide e mirë për të gjithë dhe veçanërisht për ata që vuajnë nga astma. Lëngu i limonit mund t’ju ndihmojë për të përmirësuar funksionimin e sistemit imunitar, sepse është i pasur me vitaminë C – një antioksidant shumë i vlefshëm.
Përbërësit që ju nevojiten:
- Ujë
- Limona
- Xhenxhefill (opsional)
Prisni limonin, dhe shtrydheni në ujë. Nëse doni, shtoni xhenxhefill i cili mund t’ju ndihmojë me problemet e inflamacionit.
Përbërësit tjerë fakultative:
- Ananas
- Kastravec
- Spec i kuq
- Shafran i Indisë
Konsumoni një gotë nga kjo pije në mëngjes dhe rezultatet do të jenë të shkëlqyera.
Burimi: http://healthyfood4us.com/
www.fhfn.org


