Si të parandaloni rënien e gjoksit?

Rënia e gjoksit është një proces natyror që ndodh më plakjen, pasi gjoksi humbet fleksibilitetin dhe elasticitetin. Gjoksi nuk ka muskuj. Ai përbëhet nga dhjami, inde lidhëse dhe gjëndra që prodhojnë qumësht. Që ta mbani gjoksin në formë duhet të tregoni një kujdes të veçantë për të.gjoks

Ja çfarë ju ndihmon të parandaloni rënien e gjoksit:

Joga dhe tai chi – Janë studiuar gjerësisht të mirat që joga i sjell trupit. Joga është mekanizmi kryesor në tonifikimin e trupit dhe rritjen e fleksibilitetit. Një pjesë e tonifikimit ndodh edhe në gjoks, edhe pse varet në cilin pozicion praktikoheni zakonisht (Studimet tregojnë se tai chia mund të praktikohet edhe nga femrat që kanë luftuar me kancerin e gjirit).

Masazhi – Bëni masazh gjoksit 2 deri në 3 herë në javë me vaj ulliri. Përmirëson tonin dhe cilësinë e lëkurës.

Vajra esencial – Vaji i karrotës, i selvisë, i koprës dhe i mendrës janë disa nga vajrat esencialë që ndihmojnë në parandalimin e rënies së gjoksit. E mira është të përzihen me vajra vegjetale.

Maska për gjoksin

Disa njerëz e përdorin maskën e gjoksit njëherë në javë. Kjo teknikë ndihmon forcimin e indeve të gjoksit. Ja si përgatitet maska:

  • Shtypni një kastravec dhe shtoni në të një të verdhë veze.
  • Më pas shtoni pak gjalpë në përzierje.
  • Përzieni përbërësit dhe aplikojeni në gjoks.
  • Mbajeni maskën për rreth 15-20 minuta.
  • Më pas lahuni.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Blertina Koka/ Burimi: Cure Joy

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve