Si të përgatisësh ilaçet bimore në kushte shtëpie

Hysni Dankshi, mjek alternativ

Për të përgatitur ilaçe bimore në kushtet e shtëpisë ose në laboratorë të posaçëm duhet të kihen parasysh sasitë standarde të përbërësve. Në rastet e kombinacioneve, sasia totale e bimëve nuk duhet të kalojë sasinë e përcaktuar për një bimë, p. sh. Një çaj për kollën dhe gripin mund të përmbajë 10 gramë pezëm, 10 gramë mente dhe 10 gramë shtog për të arritur sasinë totale prej 30 gramë në gjysmë litri ujë.

bej pergatis cajPër të përgatitur barnat nevojiten lugë, filxhan dhe enë.

Para se të nisni përgatitjen, duhet të dini se:

  • 1 ml = 20 pika
  • 5 ml = 1 lugë kafeje
  • 20 ml = 1 lugë gjelle
  • 150 ml = 1 gotë vere

Çaji është një ilaçet më të mira bimore që mund të përgatitet në shtëpi. Për ta përgatitur atë, fillimisht duhet të zihet uji deri sa të arrijë pikën e valimit, pastaj hiqet nga zjarri dhe hidhet sasia e përcaktuar e bimës, 30 gramë bimë të thara ose 75 gramë bimë të freskëta. Kjo metodë përdoret për lulet dhe gjethet. Merret një filxhan çaji 3 herë në ditë. Sasia duhet të përgatitet e freskët çdo ditë dhe është e mjaftueshme për tri doza. Ena ku përgatitet çaji duhet të jetë e mbuluar me kapak dhe nuk duhet lënë më shumë se 10 minuta, pastaj duhet të kullohet me një napë ose kullonjëse najloni.

Dekokti (përzierja): kjo metodë krijon një nxjerrje më të madhe substancash nga bima sesa çaji. Përdoret për rrënjët, lëvoret, degët dhe disa fruta. Vendoseni bimën në ujë të ftohtë dhe ziejeni për rreth një orë. Sasia duhet të përgatitet çdo ditë e freskët. Sasia mjafton për 3 doza. Pijeni të ngrohtë ose të ftohtë. Në 720 ml ujë, zihen 30 gramë bimë të thara ose 75 gramë të njoma, deri sa të shkojë 500 ml.

Tinktura (lëngu): përgatitet nga futja e bimës së freskët apo të tharë në alkool. Mund të përdoret çdo pjesë e bimës, dhe pas daljes së përbërësve bimorë, në sajë të alkoolit, tinktura mund të ruhet për dy vite.

Tinkturat në treg janë të bëra me alkool etilik, por kushtet e shtëpisë mund të përdoren dhe pijet alkoolike, si p. sh vodka.

Vendosen 200 gramë bimë e thatë ose 600 gramë bimë e njomë në 1 litër alkool 700. Lihet për dy javë dhe tundet 2 – 3 herë në ditë. Pas dy javësh mund të kullohet dhe lëngu ruhet në një shishe të errët. Doza standarde është 3 x 5 ml në ditë. Mund të merret e holluar me ujë ose lëng frutash.

Shurupi: mund të përdoret mjalti ose sheqeri i zakonshëm për të ruajtur dekoktin apo çajin, dhe është një kurë ideale për kollën. Mund të përdoret shumë mirë për fëmijët dhe mund të ndihmojë në heqjen e erërave dhe shijeve të këqija nga dekokti apo çaji.

Ngrohni 500 ml dekokt ose çaj në një enë dhe shtoni 500 gramë mjaltë ose sheqer. Përzieni vazhdimisht derisa të treten komplet. Vendoseni shurupin në një enë të errët dhe mbylleni mirë me tapë. Merrni 3 herë nga 5 – 10 ml në ditë.

Vajrat e infuzuar: Substancat aktive të bimëve të nxjerra në formë vaji janë të përshtatshme për të bërë vajra për masazh, kremra dhe pomada. Vajrat e infuzuara mund të jetojnë deri në një vit në qoftë se mbahen në vende të freskëta dhe të errëta, por kur përgatiten të freskët janë më të efektshëm. Ekzistojnë dy mënyra për të formuar vajrat e infuzuar: në të nxehtë dhe në të ftohtë.

Vendosni 250 gramë bimë të thara ose 750 gramë bimë të njoma në 500 ml vaj luledielli në një enë, dhe së bashku me të vendoseni në një enë tjetër me ujë dhe vendoseni në zjarr për rreth 3 orë. Pastaj kullojeni dhe lëreni në një enë të pastër dhe të errët.

Mbushni një kavanoz 500 ml plot me bimë, hidhni vaj ulliri, mbylleni me kapak dhe vendoseni në një vend me diell për 3 javë, pastaj kullojeni përzierjen.

Vaji i përftuar mund të përdoret në vend të vajit fillestar dhe përsëritet veprimi me bimë të re dy ose tre herë. Kjo e bën vajin më të përqendruar.

Postime të ngjashme

3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit