Si të rigjeneroni flokët e dëmtuar me këtë recetë natyrale

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

karrota 2Kjo recetë me karrota do të rigjenerojë strukturën e flokëve, nga rrënjët dhe deri tek majat e dëmtuara.

Problemi i rrënjëve të dobëta të flokëve dhe humbja e tyre nuk është e pazakontë.  Produktet që ndodhen në treg nuk ju garantojnë mbrojtje maksimale, por, si për çdo gjë tjetër, zgjidhja më e mirë për këtë problem ofrohet nga natyra! Mjekja ruse Tatjana Aleksandrovich Konovalov zbuloi një recetë për një maskë të thjeshtë për forcimin e rrënjëve të flokëve. Kjo maskë forcon strukturën e rrënjëve të flokëve dhe ndalon dobësimin e tyre. Për të përfituar këtë maskë do t’ju duhet vetëm një përbërës – karrota!

Karrota është burim shumë i mirë i vitaminës A dhe B.  Karrotat janë përgjegjës jo vetëm për një vizion të mirë, por ndikojnë shumë edhe në shëndetin e lëkurës së kokës, e cila është vendimtare për flokë të shëndetshëm. Ushqyesit që ndodhen në karrota ndihmojnë shumë në formimin e qelizave të reja.

Përgatitja e kësaj maske është gjithashtu shumë e thjeshtë: Grini imët disa karrota të freskëta, organike dhe vendosini në rrënjët e flokëve.

Mbajini 15 minuta dhe lani flokët si zakonisht.

Në fillim, aplikojeni këtë maskë sa herë që lani flokët, pasi të vini re përmirësime aplikojeni këtë maskë 1 herë në muaj.

Burimi: http://www.topnaturaltips.com/

Postime të ngjashme

Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale
5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave