Si të shpëtoni nga hundët e bllokuara përmes mënyrave alternative!

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

hunde te bllokuaraPini shumë lëngje:  lëngjet shkatërrojnë bllokimin e hundëve kur jeni në gjendje gripale. Mbani fytin të lagësht duke shmangur mungesën e hidratimit. Duhet të pini jo më pak se 8 deri në 10 gota ujë në mënyrë të vazhdueshme gjatë gjithë ditës.

Hudhër:  ka veti anti – virale të cilat mund të përdoren për të trajtuar të ftohtin, gripin që shkaktojnë dhe bllokimin e hundëve.

Kripë: kripa ndihmon shumë për të luftuar hundët e zëna. Përzieni një lugë çaji kripë në dy gota me ujë të ngrohtë dhe përziejeni mirë. Hidhni këtë masë të krijuar në flegrat tuaja me ndihmën e një pikatore. Kjo do t’ju japë një ndihmë të menjëhershme.

Uthulla e Molles:  konsumoni uthull molle dhe ujë për të ndaluar bllokimin e hundëve. Vendosni 2 lugë uthull molle dhe një lugë gjelle mjaltë në një filxhan me ujë të ngrohtë. Kjo është një mënyrë e mirë për të trajtuar hundët e bllokuara.

Hani 3 ose 4 gjethe borzilok përpara se të shkoni  në shtrat rreth mbrëmjes. Gjithashtu mund të bëni çaj me gjethe borziloku. Ai do të punojë për mrekulli duke kuruar bllokimin e hundëve.

Burimi:  http://www.healthtipsportal.com/

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit