Skuqja e lëkurës (rozacea), shenjat dhe ç’të kemi kujdes

Rozacea është një sëmundje kronike, relativisht e shpeshtë e lëkurës që karakterizohet nga skuqje të fytyrës me ose pa puçra të vogla të kuqe ose me pus (qelb) të mbivendosura. Shkaqet e sëmundjes janë ende të panjohura.

rosacea fytyre e kuqeShenjat kryesore të sëmundjes janë:

  • Skuqje e fytyrës e lokalizuar kryesisht në pjesën qendrore të saj. Enët e vogla të gjakut në hundë e faqe zgjerohen dhe bëhen të dukshme.
  • Papula ose puçra të kuqe dhe me qelb që ngjasojnë me elementët e aknes. Lëkura është e nxehtë dhe e ndjeshme.
  • Probleme të syve: tharje, konjuktivit, blefarit (kapakët e syve mund të jenë të skuqur, të enjtur e të irrituar). Rreth 58 % e pacientëve të diagnostikuar me rozacea kanë prekje të syve. Në disa raste shenjat e prekjes të syve mund të paraprijnë ato në lëkurë.
  • Ndryshime në hundë: trashje e lëkurës së hundës (rhinophyma) si pasojë e hipertrofisë së gjendrave të yndyrës. Shfaqet në raste të ralla e më të rënda, zhvillohet me kalimin e viteve dhe prek më shpesh pacientët meshkuj.

Çfarë duhet të kemi parasysh:

  • Evitimi i faktorëve që agravojnë sëmundjen
  • Aplikimi i kremit mbrojtës nga dielli me filtër më të madh se 30
  • Gjatë stinës të dimrit: mbrojtje e fytyrës me një shall në rast ekspozimi ndaj temperaturave të ulta dhe vendosja e temperaturave jo shumë të larta në ambjentet e brendshme.
  • Përdorimi i larësve delikat
  • Evitimi i produkteve të përkujdesjes së përditshme që përmbajnë alkool apo substanca irrituese.

Postime të ngjashme

Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?