S’më kanë ardhur menstruacionet që prej lindjes

Përshëndetje, jam 26 vjeçe. Kam dy fëmijë. Fëmija i vogël është 8 muajsh. Menstruacionet nuk më kanë femrat cikli menstrualardhur akoma që prej lindjes. Mirëpo më ka dalë një gungë poshtë në anën e majtë. Ka filluar të rritet shumë. Më dhemb, plus që më jep ethe dhe temperaturë. A është e rrezikshme?

Përgjigjja nga Kozeta Mustafaraj, obstetër-gjinekologe

Mosardhja e ciklit ka të bëjë me ushqyerjen e fëmijës me gji dhe është proces normal. Gjithsesi ju duhet të ruheni  gjatë kësaj periudhe për të mos mbetur sërish me barrë. Dalja e gungës duhet parë nga mjeku për të vlerësuar, paraqitjen, vendndodhjen, përmasat. Është e pamundur t’i vihet emri dhe aq më pak të mjekohet pa u vizituar tek mjeku gjinekolog.

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës