Standardet që duhet të plotësojnë kopshtet publike dhe private

 

Ministria e Zhvillimit Urban ka hartuar “Standardet për Projektimin e Kopshteve”, të cilat kanë për qëllim të shërbejnë si referencë për këdo që përfshihet në procesin e planifikimit, programimit, projektimit dhe ndërtimit të ndërtesave/hapësirave të reja të kopshteve apo në rehabilitimin e ndërtesave ekzistuese.

Këto standarde janë parashikuar si për kopshtet e sektorit publik, ashtu edhe për kopshtet e sektorit privat.

Standardet përfshijnë të dhënat rreth të gjitha llojeve të hapësirave të kopshtit: hapësirave edukative mësimore, hapësirave administrative dhe hapësirave të jashtme për aktivitete, si: hapësirat për lojë dhe parkim.

Ato bëjnë të mundur që të krijohet një kuptim jo vetëm rreth hapësirave të nevojshme fizike të kopshtit, por edhe rreth faktorëve që ndikojnë në projektimin e tyre dhe cilësinë e mjedisit që duhet të arrihet brenda dhe rreth ndërtesave.

Në dokumentin bashkëngjitur do të gjeni standardet që duhet të plotësojnë kopshtet publike dhe private.

Standardet për projektimin e kopshteve

Postime të ngjashme

4000 hapa në ditë për një jetë më të gjatë
ISHSH: inspektohen 511 subjekte arsimore për kushtet higjieno-sanitare
Situatë kritike në çerdhe e kopshte, kompromiset po rrezikojnë shëndetin e fëmijëve
Sa paguajnë prindërit shqiptarë për kopshtet dhe çerdhet e fëmijëve
Urdhri i prerë i MAS-it: Asnjë fëmijë nuk regjistrohet në kopsht nëse nuk plotëson këtë kusht
Debati për menunë e re, drejtoresha e kopshteve u përgjigjet kritikëve
Trajnim me grupin e monitorimit dhe partnerët e projektit “Rrjeti -Lëviz për kopshtin tim”
Konkluzionet e nxjerra nga studimi “Lëviz për Kopshtin Tim”