Stresi është një nga armiqtë kryesorë të shëndetit, ja si ta reduktoni atë

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Puna me orë të gjata dhe angazhimet e shumta ditore janë disa nga faktorët që ju lodhin dhe ndikojnë në çlirimin e kortizolit, hormoni që lëshon trupi kur jeni nën ndikimin e stresit.

Kortizoli përshpejton mendimet tona dhe nxit veprime të përshpejtuara. Për fat të mirë, trupi jonë prodhon edhe një hormon tjetër që quhet oksticinë dhe ndihmon në reduktimin e stresit. Ekzistojnë disa mënyra si të rrisni nivelet e oksitocinës dhe ulin nivelet e stresit:

stresiFalni dhe merrni dashuri: oksitocina është quajtur ndryshe edhe si “hormoni i dashurisë”. Oksitocina është e lidhur me sjelljet sociale dhe lëshohet në kontaktet rastësore të trupit si përqafimet ose mbajtja e duarve. Qëndroni me njerëzit e dashur në mënyrë që të reduktoninivelet e stresit.

Stërvituni: aktiviteti fizik ndihmon në djegien e hormonit të kortizolit dhe ju bën të ndiheni më mirë. Ai kontribuon në një trup të shëndetshëm dhe ju bën të ndiheni më të qetë e të relaksuar.

Shkëputuni nga rrjetet sociale: rrjetet sociale ju fusin në “botën” e tyre dhe ju menjanojnë nga njerëzit që keni përreth. Për këtë është mirë që të reduktoni kohën që shpenzoni në rrjetet sociale dhe të qëndroni më pranë njerëzve të dashur.

Buzëqeshni: edhe ky veprim ju ndihmon të ndiheni më të lumtur dhe ju redukton stresin, sepse nxit mendimet pozitive mbi çështjet që ju rrethojnë.

Hani shëndetshëm: disa njerëz hanë në mënyrë të pakontrolluar kur janë nën ndikimin e stresit. Kjo gjë mund t’ju lirojë përkohësisht, por do t’ju shqetësojë më vonë. Ushqimi i shëndetshëm kontribuon në një trup të shëndetshëm dhe ndihmon në mbajtjen e ekuilibrit të kortizolit dhe oksitocinës. Çokollata e errët është një nga ushqimet që redukton stresin.

Meditoni ose bëni joga.

Burimi: HEALTH

Postime të ngjashme

Kur është koha më e mirë për të marrë kolagjen? Ekspertët japin përgjigjen
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
15 simptomat e hershme që mund të jenë shenjë e kancerit
Ndryshim në krye të QSUT-së, Evis Sala emëron Rudina Degjonin Drejtoreshë të Përgjithshme
Këmbët e ënjtura? Ja ushqimet që ndihmojnë dhe ato që duhet të shmangni
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri