Studim: Harrojini recetat mjekësore, ja ushqimi që eliminon shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

shege eNjë studim i fundit i publikuar në prestigjiozen mjekësore , “Atherosclerosis”, ka gjetur se konsumi i rregullt i shegës mund të ndalojë shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare dhe trashjen e arterieve.

Ky studim, u zhvillua tek kavjet, të cilët ishin gjenetikisht të prirur për të vuajtur nga arteriet e bllokuara. Ata  u ushqyen me lëng shege, për një periudhë prej dy javësh duke filluar 3 jave pas lindjes. Pas përfundimit të studimit, kavjet të cilët ishin ushqyer me lëng shege, kishin probabilitet më të ulët për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare në krahasim me ata që nuk e konsumuan këtë lëng.

Ky nuk është studimi i parë i këtij lloji. Në vitin 2004, një studim i publikuar në gazetën “Clinical Nutrition” gjeti se simptomat si: skleroza dhe trashja e arterieve  u reduktuan deri në 29% në vitin e parë të konsumimit të lëngut të shegës. Studimi gjithashtu zbuloi përfitimet e mëposhtme që shega i sjell shëndetit:

  • Anti-inflamator
  • Anti-infektiv
  • Antioksidant
  • Ndihmon në uljen e presionit të gjakut

Hulumtimet mbi efektet pozitive që i sjell shëndetit ky frut vazhdojnë, kështu që është e vështirë të parashikohet se çfarë përfitime të tjera mund të jenë zbuluar. Ajo që ekspertët këshillojnë është përdorimi i shegës sa më shumë duke e kombinuar edhe me gatimet e ndryshme.

Burimi: http://www.wellmindness.com/

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj