Të drejtat dhe detyrat e prindërve

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS

DISPOZITAT NORMATIVE PËR SISTEMIN ARSIMOR PARAUNIVERSITAR

Tiranë, 2013

KREU X

TË DREJTAT DHE DETYRAT E NXËNËSVE DHE PRINDËRVE

Neni 62

Të drejtat dhe detyrat e prindërve

1. Prindërit janë partneri kryesor i institucionit arsimor në mbarëvajtjen e fëmijës dhe të institucionit.

2. Prindi ka të drejtë:

a) të informohet nga institucioni arsimor përkatës për legjislacionin arsimor në fuqi, për rregulloren e institucionit dhe për kurrikulën që institucioni i ofron fëmijës së tij;

b) të informohet për kushtet e sigurisë, të shëndetit dhe të mjedisit të institucionit dhe të kërkojë përmbushjen e tyre sipas standardeve të përcaktuara nga legjislacioni shqiptar;

c) të informohet për veprimtarinë e fëmijës së tij në institucion dhe të japë pëlqim për veprimtaritë plotësuese dhe jashtëshkollore që organizon shkolla;

ç) të vihet në dijeni për drejtimet kryesore të veprimtarisë së institucionit dhe arritjet e institucionit në krahasim me institucione të ngjashme.

3. Prindi ka detyrë:

a) të kujdeset që fëmija i tij të ndjekë rregullisht institucionin arsimor dhe të mësojë rregullisht;

b) të njoftojë për ndryshime të shëndetit dhe të sjelljes së fëmijës së tij;

c) të marrë pjesë në takimet për çështje që kanë të bëjnë me fëmijën e tij;

ç) të kontribuojë në mbarëvajtjen e institucionit.

Postime të ngjashme

4000 hapa në ditë për një jetë më të gjatë
ISHSH: inspektohen 511 subjekte arsimore për kushtet higjieno-sanitare
Situatë kritike në çerdhe e kopshte, kompromiset po rrezikojnë shëndetin e fëmijëve
Sa paguajnë prindërit shqiptarë për kopshtet dhe çerdhet e fëmijëve
Urdhri i prerë i MAS-it: Asnjë fëmijë nuk regjistrohet në kopsht nëse nuk plotëson këtë kusht
Debati për menunë e re, drejtoresha e kopshteve u përgjigjet kritikëve
Trajnim me grupin e monitorimit dhe partnerët e projektit “Rrjeti -Lëviz për kopshtin tim”
Konkluzionet e nxjerra nga studimi “Lëviz për Kopshtin Tim”