Të ecni pas një vakti, sa ju ndihmon

Nëse doni të përmirësoni shëndetin tuaj, ne ju këshillojmë të ndiqni disa hapa të thjeshta.

Sipas studimeve të fundit pasi keni ngrënë një vakt do të ishte mirë nëse ecni. Në këtë mënyrë do të ulni sheqerin në gjak, do të përshpejtoni tretjen, do të digjni më shumë kalori dhe do të bini nga pesha. Nëse ecni vetëm 100 hapa pas konsumimit të një vakti do të vini re ndryshime si në pamjen fizike ashtu edhe në shëndetin e organeve të trupit.

ecje pas bukeEcja ndihmon në tretje: duke ecur pas ngrënies së një vakti mund të parandaloni probleme të stomakut si : dipepsi dhe urth.

Metabolizëm i shëndetshëm: ecja ju ndihmon për të përmirësuar funksionimin e organeve. Sa më shpejt të digji kalori aq më normale do të jetë pesha juaj.

Ul trigliceridet: nivelet e larta të triglicerideve, grimcat e yndyrës që rrjedhin nëpërmjet gjakut janë shkaqet kryesore të sëmundjeve kardiovaskulare. Ecja është ajo që ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare pasi rregullon nivelet e triglicerideve në gjak.

Gjumë i qetë: nëse keni probleme me gjumin gjatë natës, filloni të ndryshoni rutinën tuaj. Ecni pasi të keni konsumuar një vakt. Në këtë mënyrë ulni nivelin e stresit dhe rrisni qarkullimin. Këto janë 2 gjërat më të rëndësishme për të fjetur mirë.

Ul sheqerin në gjak: duke ecur vetëm 15 minuta mund të ulni nivelin e sheqerit në gjak. Për diabetikët këshillohet të ndiqet me përpikmëri pas çdo vakti ky rregull./Elena Beta

 

Postime të ngjashme

Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur