Të rinjtë e gjimnazit “Janaq Kilica”, kundër gjuhës së urrejtjes

Elena Beta

Fushata “No Hate Speech/Jo gjuhës së urrejtjes” mblodhi senatoret dhe nxënësit e gjimnazit Janaq Kilica, Fier për të diskutuar rreth qëllimit të kësaj fushate si dhe rreth aktiviteteve vijuese në kuadër të saj. Qëndra Rinore “Epoka e re Fier” mbështeti edhe këtë herë nismën e të rinjve për të qënë pjesë aktive e fushatës si dhe për t’u aftësuar të njohin dhe veprojnë kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut.

brisi fierDisa nga të rinjtë pjesëmarrës në aktivitet kishin ide brilante përsa i përket organizimit të aktiviteteve të ndryshme që do të zhvillohen në muajt pasardhës, u shpreh për “Shëndet+” Brisilda Hasaj, përfaqësuese e qëndrës Rinore “Epoka e Re”, Fier. Ata dhanë mendime se si mund të ngrihet vetëdija për eliminimin e gjuhës së urrejtjes në internet, si të përkrahen dhe si të tregohet solidaritet ndaj njerëzve dhe grupeve të cilat janë objektiv i gjuhës së urrejtjes.

Drejtoresha e gjimnazit “Janaq Kilica” Evis Sema ishte prezente gjatë këtij aktiviteti dhe shprehu mbështetjen e saj si dhe të stafit mësimor lidhur me këtë nismë nga ana e nxënësve.

Në vazhdim të prezantimit u ekspozuan disa nga aktivitetet e zhvilluara deri tani në kuadër të kësaj fushate në qytete të ndryshme, si dhe u realizuan foto të ndryshme nën sloganin frymëzues “NO Hate Speech/ Jo gjuhës së urrejtjes”

brisi fier 3

brisi fier2

 

Postime të ngjashme

Zë dhe Impakt: Fuqizimi i Këshillave Rinorë për ndryshim në Komunitet
Projekti “In touch”, një platformë mundësuese për të rinjtë me aftësi të kufizuara!
Nga ideja në biznes: Projekti "YEeS" ndihmon 1000 të rinj të ndërtojnë karrierat e tyre sipërmarrëse
Samiti Rinor “Fuqizimi i Gjeneratës së Ardhshme të Liderëve dhe Aktivistëve Shqiptarë” i organizuar nga “Përtej Barrierave”
Elona Hasko: Duhet të bëjmë rrjetizimin dhe specializimin më të mirë të shoqërisë civile
Dita Kombëtare e Aktivizmit, Together for Life i bashkohet panairit të organizatave
Art përmes riciklimit: Redukto – Ripërdor - Riciklo
“Përfshirja dhe Fuqizimi i Personave me Aftësi të Kufizuara”: OSHC-të nga e gjithë Evropa ndajnë praktikat më të mira në vizitën studimore në Tiranë