Temperatura e ulët te fëmijët, çfarë bëhet?

Përshëndetje, gazeta “Shëndet+”. Lutem, a mund të shkruani një artikull se nga vjen temperatura e ulët, 35 gradë tek fëmijët e vegjël (3 vjeç). A ka probleme për shëndetin, çfarë analizash e kontrollesh mund të bëhen etj. lidhur me këtë. Ju falenderojmë. Ju ndjekim me kënaqësi tek të gjitha informacionet që na jepni.

ethe temperaturePërgjigjet për shendeti.com.al mjeku neuropediatër Artan Haruni, Poliklinika e Specialiteteve nr.3, Tiranë

Përshëndetje! Në numrat në vazhdim do të shkruajmë diçka edhe për temperaturën e ulët te fëmijët (hipoterminë). Si fillim ju rekomandojmë që të takoni një mjek pediatër ose infeksionist pediatër. Hipotermia ndodh kur temperatura e trupit bie nën 35 gradë. I porsalinduri dhe fëmijët e vegjël janë shumë të prirur për hipotermi për shkak të masës së vogël trupore. Theksoj se asnjëherë nuk i duhet dhënë medikament fëmijës pa qenë i sigurt se temperatura e tij është mbi 38°C.

Sa herë që fëmija ka temperaturë, çdo prind duhet të shikojë gjendjen në kompleks duke filluar nga mjedisi ku mbahet dhe shenja të tjera që mund ta shoqërojnë. Të dhënat tuaja kanë vlera të çmuara dhe ndihmojnë mjekun për gjetjen e shkakut.

Postime të ngjashme

Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit
Çfarë do të thotë të jesh i pashëndetshëm? Mjekja shpjegon faktorët që ndikojnë në shëndet