Kryefaqja Shendeti a-z H Tensioni i lartë i gjakut/ Ja disa mënyra të thjeshta për ta...

Tensioni i lartë i gjakut/ Ja disa mënyra të thjeshta për ta mbajtur në kontroll

0
Shpërndaje

Ndryshimet në mënyrën e jetesës mund t’ju ndihmojnë të mbani nën kontroll tensionin e lartë të gjakut, edhe nëse jeni duke u trajtuar me ilaçe. Ja çfarë mund të bëni:

Menaxhoni stresin: Përpiquni që të shmangni stresin sa më shumë të jetë e mundur. Praktikoni teknikat që lehtësojnë stresin, si relaksimi i muskujve, frymëmarrja e thellë ose meditimi. Aktiviteti i rregullt fizik dhe fjetja gjumë ju ndihmojnë gjithashtu.

Mbani një peshë normale të trupit: Mbajtja e një peshe normale të trupit ose rënia në peshë nëse jeni mbipeshë obezë mund t’ju ndihmojë të kontrolloni tensionin e lartë të gjakut dhe të ulni rrezikun për zhvillimin e problemeve shëndetësore.

Ulni sasinë e kripës: Sigurohuni që të limitoni sasinë e kripës në më pak se 2,300 miligramë (mg) në ditë. Idealja për të rriturit është 1,500 mg ose më pak në ditë. Përpiquni të kufizoni kripën jo vetëm kur ua hidhni ushqimeve, por edhe të kufizoni produktet e përpunuara, duke qenë se kanë përmbajtje të lartë në kripë.

Kryeni më shumë aktivitet fizik: Aktiviteti i rregullt fizik ju ndihmon në uljen e tensionit të gjakut, të menaxhoni stresin dhe ul rrezikun e një sërë problemesh shëndetësore. Përpiquni që të kryeni të paktën 150 minuta aktivitet të moderuar aerobik në javë. Përshembull, bëni një shëtitje të lehtë për rreth 30 minuta thuajse çdo ditë. Bëni edhe ushtrime për forcimin e muskujve të paktën 2 ditë në javë.

Reduktoni konsumin e duhanit: Duhani mund të dëmtojë muret e enëve të gjakut dhe të përshpejtojë procesin e formimit të pllakës bakteriale në arterie. Nëse pini duhan, konsultohuni me mjekun si mund të hiqni dorë nga duhani.

Ushqehuni shëndetshëm: Konsumoni një dietë të shëndetshme për zemrën. Konsumoni sa më shumë fruta, perime, drithërat, mishin e peshkut dhe produktet e bulmetit me pak yndyra. Merrni sa më shumë kalium, që të parandaloni edhe mbani nën kontroll tensionin e lartë të gjakut. Merrni më pak yndyra të ngopura.

Përpiquni të kufizoni alkoolin: Edhe nëse jeni të shëndetshëm, alkooli mund të rrisë tensionin e gjakut. Prandaj pini alkool në sasi të moderuar. Për personat që nuk kanë asnjë problem shëndetësor rekomandohet 1 pije në ditë për gratë dhe 2 pije në ditë për burrat.

Kontrolloni tensionin e gjakut gjatë shtatzënisë: Nëse e keni tensionin e lartë të gjakut, konsultohuni me mjekun si mund të kontrolloni tensionin e gjakut gjatë shtatzënisë./ Mayo Clinic

 

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here