Thirrja e ekspertëve: Shmangni seksin oral në këtë periudhë të jetës

Një lajm i keq për çiftet që janë në pritje të një fëmije. Ekspertët kanë zbuluar se mund të ketë pasoja të rënda për gratë që kryejnë seks oral ndërsa janë shtatzënë.

Për shkak të sistemit të dobët imunitar, gratë shtatzëna janë më të rrezikuara nga infeksionet seksualisht të transmetueshme, sidomos gjatë tremujorit të tretë të shtatzënisë.

Rreziqet më të mëdha fillojnë të bëhen të dukshme nëse nëna shtatzënë ose partneri i saj kanë herpes në organet gjenitale.

Nëse gruaja shtatzënë preket nga sëmundja ndërsa është shtatzënë, fëmija është 50% më shumë i rrezikuar të lind me këtë sëmundje, shpjegojnë ekspertët.

Rreziqet ulet nëse fëmija lind me operacion cezarian, shpjegon obstetër-gjinekologia Natalie Greenwold.

“Nëse lindin me lindje natyrale dhe nëna është infektuar me herpes, është shumë më e rrezikshme për fëmijën e palindur akoma, i cili i duhet të vijë në këtë botë me një sëmundje seksualisht të transmetueshme”, tregon ajo për The Independent.

Ka madje rrezik edhe për vdekje në foshnjëri nëse preket nga ndonjë infeksion tjetër në lindje.

Pramdaj, për nënat që janë prekur nga ndonjë infeksion seksualisht i transmetueshëm, lindja me operacionin cezarian është më e sigurt për sjelljen në jetë të fëmijës.

Infeksionet seksualisht të transmetueshme mund të përhapen edhe nëse prezervativi është i dëmtuar, prandaj, mënyra më e sigurt për të shkamngur infeksionet gjatë shtatzënë është të heq dorë nga seksi oral, rekomandojnë ekspertët.

Burimi: Independent / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur