Tragjedia e heshtur! 56 vetëvrasje nga janari, psikologia zbulon shkaqet dhe bën thirrje: Mos injoroni shenjat!

Në pesë muajt e parë të këtij, 56 jetë janë fikur para kohe, jo nga sëmundje, as nga aksidente, por nga një dhimbje e padukshme që shpesh kalon në heshtje.

Vetëvrasjet po shtohen në ritme alarmante, duke ndjekur një trajektore tragjike që vitin e kaluar shënoi 112 raste në gjithë vendin. Pas çdo shifre fshihet një histori e pathënë, një britmë që nuk u dëgjua kurrë. Dhe pyetja që ngrihet është: a jemi duke bërë mjaft për t’i dëgjuar?

“Ne si shoqëri i kemi fshehur problemet e shëndetit mendor. Sepse në fillim nuk i kemi njohur. Edhe kur i njohëm i stigmatizuam dhe i mbajtëm të fshehta brenda familjes. Kur problemi  nuk ekspozohet, ai rritet aq sa personi nuk e mban dot më”, shprehet Aurela Agalliu, psikologe.

Vetëm javën e fundit në vendin tonë janë shënuar 3 raste të renda ku viktima kanë mbetur 3 të rinj nga Pogradeci, Korça dhe rasti më i fundit u shënua në tiranë ku një i ri ende i pa identifikuar u vetëhodh nga tarraca e qytetit student.

Në kushtet ku roli i psikologut në shoqërinë tonë nuk është shumë i konsoliduar theksi vendoset tek rrethi familjar që të mos neglizhojnë asnjë shenje në sjelljen e të afërmve të tyre.

“Kur ndryshimi në sjelljen e njeriut ka ndodhur duhet që të çohet në psikolog, ti bëhet një propagandë pozitive. Të mbahet afër. Mos injorohen shenjat. Jemi një shoqëri që po bëhet shumë individualiste.  Individualizmi ka vrarë njerëz”, shton më tej Agalliu.

Në një shoqëri që vuan në heshtje, çdo jetë e humbur nga vetëvrasja është një alarm që nuk duhet shpërfillur. Kur institucionet mungojnë, kur psikologu shihet si stigmë dhe jo si mbështetje, barra bie mbi familjen, mbi miqtë, mbi çdo sy që sheh dhe çdo vesh që dëgjon. Sepse shpesh, shpëtimi i dikujt fillon thjesht duke qenë aty./topchannel

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha