Celuliti është një nga problemet që prek shumë femra. Shfaqja e celulitit shkaktohet nga kequshqyerja, hormonet, dieta ushqimore, mënyra e jetesës dhe gjenetika. Më poshtë do të gjeni dy trajtime natyrale për heqjen e celulitit.
Uthulla e mollës – është një nga kurat më të mira natyrale për heqjen e celulitit. Vlerat ushqyese që gjenden tek uthulla e mollës ndihmojnë në heqjen e celulitit tek lëkura. Estrogjeni dhe progesteroni janë dy hormone përgjegjëse për depozitimin e yndyrës, të cilat shkaktojnë celulit tek pjesa më e madhe e femrave. Për të përdorur uthullën e mollës kundër celulitit ndiqni këtë udhëzime:
Përzieni uthullën e mollës me vaj dëllinje dhe aplikojeni përzierjen tek pjesët e trupit ku keni celulit. Mbajeni ashtu për 20 minuta. Përsëriteni këtë trajtim disa herë në javë.
Kafe – Llumi i kafes është shumë i mirë për heqjen e celulitit. Përzieni atë me ujë të ngrohtë dhe pastroni pjesët ku keni celulit për 10 minuta. Përsëriteni këtë metodë dy herë në javë. Kafja rrit qarkullimin e gjakut dhe ndihmon për heqjen e celulitit. Të gjithë femrat që e kanë provuar thonë se kjo metodë është më e lehtë për t’u aplikuar dhe jep rezultate më të mira. Nëse do ta përsërisni këtë trajtim disa herë në javë, pas katër javësh do të keni një lëkurë të butë dhe të shëndetshme.
Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka / Burimi: Step to Health


