Trajtimi 3-ditor që pastron trupin nga të gjitha toksinat dhe papastërtitë

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Edhe pse të gjithë janë të vetëdijshëm se ushqimet e përpunuara shkaktojnë dëme të mëdha në organizëm, thuajse asnjëri prej nesh nuk mund t’i shmangë në mënyrë kategorike ato. Trajtimi 3 ditor që do t’ju paraqesim në këtë postim do t’ju ndihmojë të ndryshoni dietën e përditshme ushqimore, do t’ju zvogëlojë dëshirën për ushqime të papërpunuara dhe do t’ju largojë toksina dhe papastërtitë nga trupi.

toksinatDy ditë para se ta filloni trajtimin mos konsumoni produktet e qumështit, pasi treten ngadalë dhe e bëjnë më të vështirë arritjen e efekteve pozitive të trajtimit.

Një natë para se të filloni trajtimin e pastrimit të trupit, pini një gotë çaji laksativ bimor (p.sh çaj jeshil, të zi etj). Të nesërmen në mëngjes, pini një gotë ujë të ngrohtë me lëng limoni. Kjo do t’ju ndihmojë të tresni ushqimet dhe do t’ju rigjenerojë mushkëritë. Pas 2 orësh, pini një gotë lëng grejpfruti të shtrydhur, ai përmban antioksidantë dhe përmirëson rrugët e frymëmarrjes.

Pini të njëjtat lëngje ditën e dytë dhe të tretë, në darkë pini nga një gotë çaj jeshil me disa pika limoni. Gjatë këtij trajtimi duhet të konsumoni rreth 1.5-2 litra ujë në ditë dhe duhet të shmangni ushqimet e thata e të papërpunuara./Burimi: steptohealth

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit