Tre ushqime që përmbajnë më shumë kalcium se qumështi

Kalciumi është elementi mineral që gjendet me shumicë në trup, si përbërës i kockave dhe dhëmbëve, ndërsa është gjithashtu shumë i rëndësishëm për funksionin e zemrës, muskujve dhe trurit.

Shumica prej nesh besojnë se produktet e qumështit janë burimi i vetëm ose kryesor i kalciumit për trupin. Megjithatë, kjo nuk është e vërtetë, pasi kalciumi, dhe në sasi të mëdha, përmbahet edhe në ushqime të tjera.

Dhe janë alternativa nëse nuk ju pëlqen ose nuk mund ta pini qumështin. Ja disa prej tyre:

Salmon

Një porcion prej 180 g salmon i freskët siguron 340 mg kalcium. Ky peshk i shijshëm është gjithashtu një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore të shëndetshme omega-3 dhe vitaminës D.

Tërshërë

Një filxhan tërshërë ofron 400 mg kalcium. Duke shijuar tërshërë për mëngjes të kombinuar me një gotë qumësht, do të plotësoni 70% të nevojave të trupit tuaj për kalcium që nga vakti i parë i ditës. Në të njëjtën kohë, falë sasisë së konsiderueshme të fibrave që përmban, tërshëra do ta mbajë nën kontroll urinë për shumë orë.

Sardele

Një porcion prej vetëm 90 gramësh siguron 370 mg kalcium.

Postime të ngjashme

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala: Ja pse u dorëhoqa!
Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala
Diabeti dhe humbja e peshës: Gabimet më të zakonshme që duhen shmangur
A të çon mbipesha automatikisht në diabet? Flet endokrinologia Bariola Duro
Gruaja rreth 7 muajshe shtatzënë humbi jetën gjatë transportit drejt Tiranës, nisin hetimet ndaj 3 mjekëve të maternitetit
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Skandal në Spanjë: Udhëzimet për menopauzën u bazuan në studime të kryera te burrat
Po transportohej drejt Tiranës, humb jetën gruaja shtatzënë! Detajet e para