Tylenol ndikon në autizëm? Ja të dhënat që pritet të nxjerrë raporti për ilaçin qetësues të dhimbjes

Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore (HHS) do të publikojë një raport të ri rreth shkaqeve të autizmit.

Sipas Wall Street Journal, raporti do të publikojë të dhëna që lidhin përdorimin e Tylenol nga gratë shtatzëna dhe çrregullimit të spektrit të autizmit.

Raporti do të përfshijë gjithashtu shkaqe të tjera të mundshme të autizmit dhe mënyra për ta luftuar këtë gjendje.

Raporti do të sugjerojë që ilaçi qetësues i dhimbjeve është ndër shkaqet e mundshme të autizmit, së bashku me nivelet e ulëta të folatit (një vitaminë që nxit rritjen e qelizave), sipas Wall Street Journal (WSJ) . Dokumenti i përgatitur nga Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore (HHS) do të shpërndahet më vonë këtë muaj.

Pretendimet për efektet e mundshme të Tylenol në autizëm të paraqitura në raport bazohen në “një rishikim të hulumtimeve ekzistuese”, me mënyra për të trajtuar simptomat e çrregullimit të përfshira gjithashtu në raport, thekson WSJ.

“Agjencia gjithashtu planifikon të përcaktojë një formë të folatit të njohur si acid folik, ose leukovorinë, si një mënyrë për të ulur simptomat e autizmit, të cilat prekën afërsisht një në 31 tetëvjeçarë në SHBA në vitin 2022”, raportoi WSJ .Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore (HHS) do të publikojë një raport të ri rreth shkaqeve të autizmit më vonë këtë muaj.

Sipas Wall Street Journal , RFK Jr. do të sugjerojë një lidhje midis përdorimit të Tylenol nga gratë shtatzëna dhe çrregullimit të spektrit të autizmit.

Raporti do të përfshijë gjithashtu shkaqe të tjera të mundshme të autizmit dhe mënyra për ta luftuar këtë gjendje.

Autizmi ose çrregullimi i spektrit të autizmit është një gjendje e lidhur me zhvillimin e trurit që mund të shkaktojë modele të kufizuara dhe të përsëritura të sjelljes, vështirësi në komunikimin me të tjerët dhe një prishje të të folurit, sipas Klinikës Mayo.

BBC News raportoi se gratë shtatzëna zakonisht këshillohen të marrin Tylenol për lehtësimin e dhimbjeve ose një formë tjetër të acetaminofenit.

Raporti i ardhshëm vjen pasi Kennedy premtoi në mënyrë kontraverse se do të zbulonte shkaqet e autizmit deri në shtator gjatë një takimi të kabinetit me Presidentin Donald Trump në prill./bw

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha