Uji Sass, receta e duhur për bark të sheshtë

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Në këto ditë të nxehta vere trupi i njeriut ka nevojë për shumë hidratim. Nga studimet e shumta është vërtetuar së trupi ynë ka nevojë për 8 gota ujë në ditë për t’u hidratuar, por një rëndësi të veçantë ka fakti se 20% e marrjes së lëngjeve realizohet përmes ushqimeve, veçanërisht frutat dhe perimet.

Një nga përfitimet më të rëndësishme të hidratimit është se parandalon kapsllëkun dhe fryrjen e barkut.

Më poshtë do të gjeni recetën për Ujin Sass (është quajtur kështu në nder të krijueses së saj, Cynthia Sass). Kjo recetë përmban disa përbërës të shëndetshëm, hidratues dhe të shijshëm, që ndihmojnë njëkohësisht edhe në rënien në peshë.

Receta e Ujit Sass

  • 2 litra ujë
  • 1 lugë çaji xhenxhefil të grirë
  • 1 kastravec, i qëruar dhe prerë hollë
  • 1 limon, i prerë hollë
  • gjethe mente

Përzieni të gjithë përbërësit në një brokë të madhe dhe i lini përbërësit të treten gjatë gjithë natës. Konsumojeni të gjithë ujin në broke gjatë gjithë ditës së nesërme. Të njëjtën gjë bëni çdo ditë.

Burimi: Prevention / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?