Ushqime të shijshme që mbajnë shikimin të mprehtë

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Me siguri keni dëgjuar se karotat dhe frutat e perimet e tjera me ngjyrën e portokallit mbrojnë shikimin. Beta karotene, një lloj i vitaminës A që u jep këtyre ushqimeve pigmentin portokall, ndihmojnë retinën dhe pjesët  e tjera të syve të funksionojnë siç dueht.

Por, përveç beta karotenes, vitamina dhe minerale të tjera janë të domosdoshme për shëndetin e syve. I përfshini këto 5 ushqime në dietën tuaj për të mbrojtur shikimin.

Jeshillëqet

Perimet e gjelbërta janë të pasura me luteinë dhe zeaksantinë, antioksidues që ulin rrezikun e zhvillimit të degjenerimit makular dhe katarakteve.

Vezë

E verdha e vezës është burim kryesor i luteinës dhe zeaksanthinës, plus zink, që ndihmojnë gjithashtu në uljen e rrezikut të zhvillimit ë degjenerimit makular.

Frutat e pyllit

Këto fruta janë një burim i mirë i vitaminës C, lëndë ushqyese e cila mund të ulë rrezikun e zhvilimitt ë degjenerimit makular dhe kataraktit.

Bajamet

Këto fruta të thata janë të pasura me vitaminë E, që ngadalëson degjenerimin makular. Një grusht me bajame siguron gjysmën e dozës së vitaminës E që duhet për një ditë.

Peshku i yndyrshëm

Peshqit tuna, salmoni, skumbri, trofta janë të pasura me DHA, një acid i yndyrshëm që gjendet tek retina, nivelet e ulëta të të cilit lidhen me sindromën e syrit të thatë.

Burimi: Health / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim