Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Disa lloje ushqimesh kanë një efekt negativ në kalori, që do të thotë se duhet të kombinohen me lloje të ndryshme ushqimesh për të përftuar efektin pozitiv gjatë procesit të tretjes. Këtu do të parashtrojmë një listë me disa ushqime me pothuajse zero kalori, të shoqëruara me kombinime e receta.
Ashtu si dhe perimet e tjera të së njëjtës kategori, lulelakra përveçse ka pak kalori, është një ushqim mjaft i mirë për parandalimin e kancerit për shkak të enzimave që përmban. Ajo është burim i madh i vitaminës C dhe folates (që gjenden të papërpunuara në këtë ushqim dhe i rrit fuqinë ushqyese).
Kafeja
Kafeja e zezë është një nga pijet më të mira pa asnjë kalori. Kafeja i merr kaloritë nga shoqëruesit e saj që mund të jenë qumështi apo sheqeri, kështu që ju duhet të bëni balancën e duhur në shoqëruesit e kafesë. Kafeina që përmban kafeja, përshpejton metabolizmin dhe ndihmon në djegien e yndyrnave.
Grejpfruti
Nga një studim i kryer rezulton se gratë që kanë përdorur gjysmë grejpfruti në ditë, kanë humbur rreth 5 kg për një muaj dhe kishin një indeks rreth 6% më të ulët të masës trupore (BMI). Ai përmban vitamin C dhe A, acid folik, kalium së bashku me pektin dhe fibra. Një recetë mjaft e mirë do të ishte grejpfrut me avokado sallatë dhe salmon i pjekur.
Kërpudha
Ka një larmishmëri llojesh kërpudhash që mund të gjenden në treg dhe të gjitha llojet e kërpudhave përmbajnë fibra, kalium, vitamin B, B6, D, bakër, fosfor, kalium dhe janë të pasura me antioksidues. Kërpudhat përmbajnë lentinan, një lëndë ushqyese që mendohet se parandalon sëmundjen e kancerit.
Domatet
Ato përmbajnë lykopen, një antioksidues që rrallë gjendet në ushqimet e tjera. Studimet tregojnë se ato mbrojnë lëkurën nga rrezet e dëmshme ultravjollcë, parandalojnë tipe të ndryshme të kancerit dhe kolesterolin e ulët. Domatet përmbajnë sasi të larta kaliumi, fibrash dhe vitamin C.
Kungulli i njomë
Ky lloj kungulli është një mrekulli, sepse mund të përdoret në sasi të mëdha dhe ka shumë pak kalori. Është i lehtë, përmban vitaminë A dhe mund të kombinohet në mjaft receta. Një recetë që mund t’iu sugjerojmë është kungull i prerë në formë rrethore, i pjekur me domate dhe djathë dhie pa yndyrë.
Spinaqi
Spinaqi bën pjesë në zarzavatet me gjethe të errëta dhe është i pasur me hekur, acid folik dhe vitaminë C. Mund të përdoret për mbushje në omleta dhe është një recetë mjaft e shijshme edhe për fëmijët.
Limoni (edhe ai jeshil)
Limoni është agrum mjaft i pasur me vitaminë C dhe është lehtësisht i shoqërueshëm në shumë ushqime. Eshtë një antioksidues shumë i mirë dhe ndihmon në rënien e peshës (provoni gjysmë kokërr limoni në një gotë ujë të vakët çdo mëngjes)
Specat
Djegës apo jo, specat janë të mbushur me vitaminë C, fibra dhe kalori të papërfillshme. Specat djegës përshpejtojnë metabolizmin duke vënë trupin në lëvizje ndihmojnë në djegien e yndyrnave. Ju mund të digjni 50 – 100 kalori pas një vakti pikant. Po po, është e vërtetë !
Çaji
Kur flasim për çajin si një superushqim, e kemi fjalën për çajin jeshil, të zi, të bardhë apo çajin “me barishte” dhe, mbi të gjitha, natyral. Të gjitha llojet e këtyre çajrave janë antioksidues shumë të mirë dhe mund t’i pini në sasitë që dëshironi, pa marrë asnjë kalori shtesë (natyrisht nëse nuk përdorni sheqerin). Burimi: health.com



