Ushqimet që ju ndihmojnë të kuroni infeksionet urinare

thanaLëngu i thanave: është ndër më të rekomanduarit pasi rrit acidin hipurik në urinë i cili disfavorizon rritjen e mikrobeve në kanalet urinare. Duke qënë e vështirë të gjenden thanat, mund të kërkoni tableta thanash në dyqanet e produkteve të shëndetshme ushqimore.

Kosi: përmban mikroorganizma të dobishëm të cilët mund të ndihmojnë uljen e mikroorganizmave të dëmshëm.

Kivit: janë burim i pasur i vitaminës C e cila mban uretren dhe fshikzën të shëndetshme. Mund ti konsumoni të bluar me lëng portokalli, për më shumë vitaminë C. Për më tepër, lëngu i portokallit e bën urinën me shumë acide, duke ndihmuar kështu të luftojë mikrobet!

Kumbullat vishnjë: antioksidantët ndihmojnë organizmin të jetë i shëndetshëm.

Qepët, hudhrat, rigoni: ofrojnë veti antimikrobiale.

Ananasi: peëmban enzima që ulin inflamacionin.

Uji i mjaftueshëm: ndihmon largimin e mikrobeve nëpërmjet urinës./Blerina Bombaj, dietologe

Postime të ngjashme

Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve