Nëse keni tension të lartë të gjakut, atëherë duhet me patjetër që t’i shtoni dietës tuaj ushqimore disa nga këto ushqime:
Fasule – Fasulet janë të pasura me fibër, magnez dhe kalium, të cilët ndihmojnë në mbatjen e tensionit të gjakut në nivelet e duhura. Njerëzit që konsumojnë 1 pjatë fasule apo bishtajore të tjera në ditë vënë re një rënie të tensionit të gjakut.
Kakao pluhur – Sipas një studimi australian, ushqimet që përmbajnë kakao mund të ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut, pasi flavonoidet mund të përmirësojnë funksionin e enëve të gjakut. Studiues nga Universiteti i Harvardit kanë zbuluar gjithashtu se çokollata e zezë ndihmon në uljen e tensionit të gjakut tek njerëzit me hipertension.
Bananet – Meqë bananet përmbajnë shumë pak sodium dhe janë të pasura me kalium, ata konsiderohen si ushqimi i duhur për njerëzit që kanë tension të lartë të gjakut. Të rriturit kanë nevojë për rreth 4.7 gramë kalium në ditë, dhe një gjysmë banane siguron rreth 12% të tij. Rekomandohet që njerëzit të hanë nga një banane çdo ditë.
Patatet – Patatet janë të pasura me kalium dhe magnez, dy minerale të rëndësishme që ju ndihmojnë të luftoni tensionin e lartë të gjakut. Patatet mund t’i hani të skuqura ose të ziera, por nuk duhet ta teproni me to, pasi nuk janë shumë të shëndetshme.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Blertina Koka/ Burimi: Woman’s Day


