Natyra na ka dhënë ushqime që kanë të njëjtat efekte si ilaçet për të luftuar dhe kuruar sëmundje të ndryshme. Kjo vlen edhe për zbllokimin e arterieve dhe shëndetin e mirë të zemrës. Ja disa ushqime që ndihmojnë në zhbllokimin e arterieve.
Avokado – Studimet kanë treguar se konsumi ditor i avokados luan rol të rëndësishëm në përmirësimin e kolesterolit në gjak.
Shparg – Është një ushqim natyral që mundëson pastrimin e arterieve. Ai ndihmon në normalizimin e tensionit të gjakut dhe parandalon mpiksjen e gjakut, që mund të shkaktojë sëmundje kardiovaskulare. Kjo perime është e pasur me fibra dhe minerale, së bashku me një listë të gjatë vitaminash, duke përfshirë C, B1, B2, C dhe E.
Kanellë – Kjo erëz e shijshme mund të ndihmojë për të ulur nivelet e kolesterolit. Kanella është e pasur me antioksidues të cilët përmirësojnë shëndetin kardiovaskular, duke mbrojtur gjakun nga oksidimi. Hidhni pak kanellë në kafen e mëngjesit ose shtojeni në ushqimet e tjera, që të merrni përfitimet e saj shëndetësore.
Brokoli – Brokoli është i pasur me vitaminën K, e cila pengon kalciumin të dëmtojë arteriet. Ai është i pasur gjithashtu me fibra, të cilat mund të ndihmojnë për të ulur tensionin e gjakut dhe nivelin e kolesterolit.
Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta / Redaktoi: Blertina Koka
Burimi: http://lordofhealth.com/https://shendeti.com.al


