Vetëmasazhimi? Ja si ta realizojmё

Për gazetën “Shëndet+”, fizioterapisti Petrit Drini

Nёse rezulton qё gjendja juaj shёndetësore kёrkon qё t’i nёnshtroheni rregullisht dhe periodikisht masazhit terapik, kjo situatё ёshtё e lidhur me kosto qё jo çdo njeri mund tё jetё nё gjendje t’i pёrballojё. Kjo mund tё zgjidhet nёse pёrpiqeni tё mёsoni dhe bёni njё vetёmasazhim.

vetemasazhimFilloni duke ndjekur njё kurs masazhi ose duke marrё informacion mbi masazhin.

Pastaj, gjeni vajin e duhur. Për këtë mund tё pёrdorni vaj susami ose arre kokosi. Mund tё fusni nё vaj disa pika nga esenca ose vajra terapeutikë tё njё cilёsie tё lartё, si livando, olio 31 erbe.

Nё fillim përqendrohuni nё kyҫet kryesore tё trupit. Mund tё filloni duke fёrkuar lehtё me vaj zonёn e qafёs, shpatullat, bёrrylat dhe parakrahёt. Më pas vazhdoni duke u zhvendosur nё fundshpinё, gjunjё dhe thembra.

Pra, siҫ e shihni, masazhi ёshtё mё shumё sesa marrja me tё mirё e vetes. Marrja e një masazhi mund tё shihet si njё mёnyrё shumё e mirё pёr tё pёrmirёsuar shёndetin nё pёrgjithёsi, dhe ёshtё njё hap nё drejtim tё rritjes sё mundёsisё pёr tё pёrmirёsuar dhe kujdesin ndaj vetes.

Nga përvoja shumёvjeçare mund tё them me bindje tё plotё qё masazhi periodik ndihmon nё mbajtjen e shёndetit tё mirё, parandalon krijimin e problemeve dhe na bёn mё tё mirё si njerёz.

Postime të ngjashme

Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?