Ja pse vaji i lirit mund të konsiderohet si parandalues efektiv për grumbullimin e depove të dhjamit në organizëm!
Hysni Dankshi, mjek alternativ
Liri (Linum SPP): si burimi i fijeve të lirit, ai është kultivuar që në lashtësi, por sot kultivohet më tepër për vajin e tij. Vetitë mjekësore të vajit të lirit janë të njohura.
Përbërësit: Mucilagen, cinogenetikë, glycoside, substance të hidhura vaji i lirit përmban cist linoleik dhe acid linoleik, vitamina A, B, D, E, minerale dhe aminoacide.
Veprimi: qetësues i kollës, antiseptic, antiinflamator, laksativ, antireumatizmal, diuretic.
Pjesët që përdoren:
Farat e qëruara të lirit janë shumë të mira për t’u përdorur si laksativ, për të ndihmuar jashtëqitjen në rast kapsllëku, qetësues të kollës, ndihmon nxjerrjen e gëlbazës, gjithjashtu është dhe qetësuese e gastritit (djegies së stomakut) si dhe urthit.
Vaji i lirit: përmban acid-linoleik dhe është i nevojshëm për prodhimin e prostaglanidave, substance këto shumë të rëndësishme për trupin dhe mbrojtjen e organizmit nga agjentët dëmtues.
Vaji i lirit është esencial, shumë i pasur me acide yndyrore të pa ngopura dhe parandalon grumbullimin e depove të dhjamit në organizëm.
Përdorimi:
Farat: përdoren për të stimuluar daljen jashtë në rastet me kapsllëk. Farat rrëshqasin në zorrë duke krijuar një efekt laksativ të shkëlqyer. Është shumë e rëndësishme që pas marrjes së 1-2 lugë m e fara të pihet nëj sasi e mjaftueshme uji.
Çaji: përdoret për kollë dhe uthë. Ëmbëlsohet me mjaltë dhe lëng limoni.
Farat: mund të shtypen dhe të vendosen mbi plagët e djegura me qelb, ulçër dhe vendosen dhe për të trajtuar dhimbjen. Lijeni farat në ujë derisa të zbuten dhe pastaj mund t’i përdoeni për gastritin dhe faringitin.
Acidet yndyrore që përmbam vaji i lirir janë shuëm të mira për t’u përdorur në ekzemë, çrregullime të periodave, artrit rheumatoid dhe arteriosklerozë, është mirë q ënë dietën e përditshme të konsumohet vaji i lirit si dhe farat e tij./ Shendeti.com.al


