“Vitamina e bukurisë”, si mund ta merrni nga ushqimet

Jo më kot zinku quhet vitamina e bukurisë. Është i dyti, pas hekurit, që gjendet me bollëk në trup, dhe disa nga funksionet kyçe të tij janë mbrojtja e lëkurës, flokëve, dhëmbëve dhe thonjve, pa përmendur funksionin e sistemit imunitare dhe gjendjes emocionale.

Zinku nevojitet për aktivitetin e më shumë se 300 enzimave në trup, të cilat ndihmojnë në reagimet biokimike në trup, që janë të rëndësishme për sintetizimin e proteinave, prodhimin e hormoneve, si dhe për mirëqenien e përgjithshme”, thotë dietologia Emma Derbyshire.

Megjithatë, pavarësisht rëndësisë së madhe të zinkut, shumë prej nesh mund të kenë mungesë të saj.

Një studim i fundit i kryer tek 14 shtete të ndryshme, ku u përfshinë gra të moshës riprodhuese, ka zbuluar se një në 5 gra kanë nivele të ulëta të zinkut. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 31%  njerëzve në të gjithë botën kanë mungesë të këtij minerali.

Trupi nuk e ruan zinkun, prandaj duhet ta sigurojmë atë nga ushqimet. Vegjetarianët zakonisht janë ata që vuajnë më shumë nga mungesa e zinkut, duke qenë se mishi është burimi kryesor i këtij minerali.

Ja cilat janë disa nga ushqimet e pasura më shumë me zink, dhe që duhet t’i konsumoni patjetër nëse nuk doni të keni probleme me lëkurën, rënie të flokëve, thonj të brishtë, ulcerë në gojë apo prishje të dhëmbëve.

Ushqimet  e pasura në zink

Bajame – 3.3 mg/100g

Fasule – 0.9 mg/100g

Gjoks pule- 1.1 mg/100g

Djathë çedër- 4.1 mg/100g

Mish gjeli i detit- 2.5 mg/100g

Produktet e sojës – 0.7 mg/100g

Sardele, në skarë- 0.9 mg/100g

Salmon, në skarë- 0.6 mg/100g

Oriz kaf, i gatuar – 0.9 mg/100g

Fruta të thata- 1.6 mg/100g

Vezë pule, të ziera – 1.3 mg/100g

Mish viçi pa dhjamë – 9.5 mg/100g

Salcice derri, në skarë – 1.4 mg/100g

Gjoksi i qengjit, i skuqur – 5.1 mg/100g

 

 

Postime të ngjashme

Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?