Vjeshta me viroza! 5 këshilla të arta për ta kaluar me shëndet të plotë

Vjeshta ka ardhur, ditët po shkurtohen, gjethet po bien dhe temperaturat janë ulur.  Por jo vetëm kaq, kjo stinë vjen edhe me disa viroza, prandaj ne më poshtë do ju rendisim disa këshilla si të mos prekeni dhe të gëzoni shëndet të plotë.

1) Ushqime të ngrohta dhe sezonale

Ndryshimi i temperaturës mund t’ju zërë në befasi, prandaj ushqyerja luan një rol të rëndësishëm në përshtatjen e trupit. Preferoni frutat dhe perimet e vjeshtës si gështenjat, kungujt, rrushi, lakra, panxhari. Zgjidhni supa të ngrohta, pure perimesh dhe pije të nxehta me erëza si shafrani i Indisë, xhenxhefili, kanella dhe karafil për një nxitje shtesë.

2) Forconi sistemin tuaj imunitar

Ndërrimi i stinës është thelbësor për sistemin tuaj imunitar. Pini shumë ujë, hani fruta dhe perime të pasura me vitaminë C dhe provoni ilaçe natyrale si ekinacea, astragalus, trëndafil i egër, hudhra, propolis dhe zink. Ka shumë suplemente që mund të gjeni në farmaci dhe dyqane bimore.

3) Mos e lejo përtacinë të të mposhtë.

Në verë lëviznim më shumë, por në vjeshtë kushtet e motit mund të të ulin humorin. Mos e lejo këtë të jetë justifikim! Gjej ushtrimin që të përshtatet, ecje, vrapim, ushtrime në shtëpi, dhe mbaje trupin aktiv.

4) Pushim dhe një orar i qëndrueshëm gjumi

Vjeshta është koha ideale për të ngadalësuar ritmin tuaj të ngjeshur. Sigurohuni që të flini mjaftueshëm dhe t’i përmbaheni një orari të qëndrueshëm gjumi, duke shkuar në shtrat dhe duke u zgjuar në të njëjtën kohë çdo ditë. Gjithashtu, shmangni të ngrënit të paktën 2-3 orë para gjumit për tretje më të mirë dhe gjumë cilësor.

5) Kujdesi për veten dhe relaksimi

Gjeni kohë për t’u kujdesur për veten. Një banjë e ngrohtë, një libër i mirë, muzika ose çaji mund të rigjallërojnë energjinë tuaj. Provoni një masazh relaksues me vaj bajamesh ose susami dhe vajra esencialë sipas zgjedhjes suaj. Meditoni për 10 minuta çdo ditë, duke u ulur rehat, duke mbyllur sytë dhe duke marrë frymë ngadalë e thellë.

Postime të ngjashme

Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Biznesi i shëndetit po rritet sërish, gati 130 mln euro në 2025-n për t’u kuruar në spitalet private
A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve