Vuani nga kapsllëku? Pija që do t’ju ndihmojë

 

Nuk ka gjë më acaruese sesa ndjesia sikur duhet të shkosh urgjent në tualet dhe më pas ulesh dhe pret…pret.

Kapsllëku është një nga problemet më të zakonshme gastrointestinale. Shumë njerëz që vuajnë nga kapsllëku, kanë dhimbje gjatë jashtëqitjes dhe shpesh kanë tendosje, fryrje dhe ndjesinë e një zorre të mbushur. Pothuajse çdo njeri mund të vuajë nga kapsllëku në një moment të caktuar dhe shkaku më tipik është një dieta e varfër.

Dietologia Rolina Naço sugjeron këtë metodë natyrale për të shpëtuar nga konstipacioni (jashtëqitja jo e rregullt).

Në 3 gota ujë të valuar do të shtoni 3 lugë gjellë fara lini dhe do t’i lini për 8-10 orë, më pas do t’i kulloni dhe do të konsumoni 1 gotë para çdo vakti. Për t’i dhënë një shije pak më të mirë,  mund t’i shtoni pak lëng portokalli ose limoni!

Mund ta përdorni për 1 javë!

Postime të ngjashme

Shpërthimi i sëmundjes së Legjionarëve në New York, 6 viktima dhe 90 raste të konfirmuara
Ministrja e Shëndetësisë: Nga shtatori, Check-Up mund ta bëjë çdo qytetar mbi moshën 35 vjeç
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Eurostat: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit
Rritet ndjeshëm konsumi i barnave, në tremujorin e parë të vitit
Protesta/ Qytetari denoncon sistemin shëndetësor:Gjatë ndërhyrjes për tumor, spitali mbeti pa kondicionim
E rëndë/ Foshnja humb jetën rrugës për spital, procedohen penalisht dy mjekë pediatër
Mente: 7 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur