Xhinsengu (ang. ginseng) është një bimë barishtore, me origjinë kineze dhe japoneze dhe konsiderohet një nga ilaçet më antike (në kuptimin e aktivitetit farmaceutik mbi organizmin), të njohura nga njeriu.
Ekzistojnë në tregun farmaceutik dy varietete: Xhinseng i bardhë (rrënjët e thara) dhe xhinseng i kuq (rrënjët e gatuara në ujë të zier). Xhinseng në gjendje të egër është shumë i rrallë edhe në vendet e origjinës, ai kultivohet në Kinë, Kore dhe në Japoni.
Është përdorur në Kinë që prej më shumë se 5000 vitesh, ai erdhi në Evropë si dhuratë për Mbretin e Francës Luigjin XIV nga një delegacion i mbretit të Siamit. Nga ai moment u përdor nga të për të luftuar lodhjen mendore dhe atë fizike.
Pjesa e përdorshme e bimës për aktivitetin e saj farmaceutik është rrënja.
Vetitë e xhinsengut
- Rrit rezistencën ndaj të ftohtit dhe ndaj lodhjes fizike.
- Aktivizon memorien dhe përqëndrimin mendor.
- Ul nivelin e sheqerit dhe të kolesterolit në gjak.
- Stimulon sistemin imunitar.
- Stimulon oreksin dhe ul ndjeshëm problemet me digestionin e ushqimeve.
- Rrënjëve të xhinsengut i atribuohen gjithashtu dhe veti afrodiziake.
- Në Kozmetikë përdoret si elasticizues dhe tonifikues i lëkurës se thatë, si dhe me rrudha.


