Youth Voice, takim me të rinjtë dhe organizatat rinore

youth Më datë 7 Tetor pranë Qendrës Rinore të Tiranës, rrjeti Y-PEER, Albania pjesë e rrjetit Ndërkombëtar Y-PEER, me mbështetjen e UNFPA-së, ACPD-së dhe skuadra “Youth Voice” organizoi një takim me të rinjtë.

Qëllimi i këtij takimi ishte mbështetja e fushatës “Youth Voice” 2014-2015 me të rinj dhe me organizata që bashkëpunojnë në fushën e rinisë, mes të cilave edhe organizata “Together for Life”, duke mundësuar dhe njohjen e të rinjve me 7 Objektivat Globale për një Zhvillim të Qëndrushem  informimi për Forumin që do të realizohet me kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Ftesës për këtë takim iu përgjigjën 8 organizata rinore, të cilat ishin të gatshme të bëheshin pjesë e skuadrës “Youth Voice”.

Ky aktivitet u ndoq dhe nga përfaqësues nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Jehona Roka, Specialiste në Drejtorinë e Koordinimit të Politikave Rinore dhe Brisida Sula, specialiste programi nga Shërbimi Kombëtar Rinor. ypeer  2

 

Postime të ngjashme

Zë dhe Impakt: Fuqizimi i Këshillave Rinorë për ndryshim në Komunitet
Projekti “In touch”, një platformë mundësuese për të rinjtë me aftësi të kufizuara!
Nga ideja në biznes: Projekti "YEeS" ndihmon 1000 të rinj të ndërtojnë karrierat e tyre sipërmarrëse
Samiti Rinor “Fuqizimi i Gjeneratës së Ardhshme të Liderëve dhe Aktivistëve Shqiptarë” i organizuar nga “Përtej Barrierave”
Elona Hasko: Duhet të bëjmë rrjetizimin dhe specializimin më të mirë të shoqërisë civile
Dita Kombëtare e Aktivizmit, Together for Life i bashkohet panairit të organizatave
Art përmes riciklimit: Redukto – Ripërdor - Riciklo
“Përfshirja dhe Fuqizimi i Personave me Aftësi të Kufizuara”: OSHC-të nga e gjithë Evropa ndajnë praktikat më të mira në vizitën studimore në Tiranë