Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta
Në luftën kundër kancerit, çdo vit njerëzit shpenzojnë miliona dollarë. Ekspertët dhe mjekët në mbarë botën, punojnë mbi teori komplekse për të gjetur ilaçe kundër kësaj sëmundje shekullore. Kohët e fundit, studiuesit theksojnë se shërimi për sëmundjet më të vështira mund të gjendet tek bimët e thjeshta natyrale.
Si një luftëtar i mundshëm kundër qelizave të kancerit është gjetur dhe çaji i kamomilit. Përveç vetive anti-inflamatore, çaji i kamomilit ka efekte anti-kancer. Ai lehtëson disa nga simptomat e dhimbjes tek pacienti i infektuar dhe njëkohësisht pengon zhvillimin e sëmundjes.
Zakonisht mjekët ndërsa kërkojnë ilaçe kundër kancerit, janë në kërkim të mënyrave më të mira për të rikuperuar qelizat e dëmtuara të shkaktuara nga mutacionet. Kamomili përmban flavonoid apigenin, të cilat fillojnë të qarkullojnë duke mbrojtur indet qelizorë.
Në botën e shkencës çaji i kamomilit mund të jetë përgjigje për shërim. Deri më tani, studimet janë bërë në minj të infektuar me qelizat e tumorit, ku në bazë të përfundimeve shkencëtarët vunë re se rritja e tumorit tek minjtë ka qenë dukshëm më e ulët pas konsumit të kamomilit.
Edhe pse studimet janë ende në zhvillim e sipër, për rezultate të mira rekomandohet të konsumoni një gotë çaj në ditë dhe 2-6 gota në javë.
Burimi: http://www.easylifeplans.com/


