Zbuloni sekretet që thotë fytyra për shëndetin

Sipas ekspertëve të shëndetit dhe bukurisë, fytyra zbulon sekretet e stilit të jetesës, nga nivelet e ulëta të hekurit deri tek kequshqyerja.

  • Goja dhe mjekra

fytyreVijat rreth gojës: janë shenja e parë e plakjes. Vijat rreth gojës shkaktohen edhe nga pirja e duhanit.

Herpesi në buzë: tregon se keni mungesë të vitaminës B, sistem të ulët imunitar dhe ndonjë infeksion të mundshëm. Përpiquni të ushqeheni me perime jeshile dhe mish.

Buzë të thara: tregojnë dehidratim të brendshëm, mungesë të vitaminës B dhe mungesë hekuri. Në këto raste është shumë i rëndësishëm konsumimi i ujit.

Inflamacion në mjekër: është një ndër shenjat më të sigurta që tregon probleme në sistemin e tretjes dhe zorrët. Kapsllëku është një faktor tjetër që shkakton inflamacion në zonën rreth mjekrës.

  • Balli

Linja horizontale mbi ballë: tregojnë probleme që lidhen me tretjen e ushqimit. Në këto raste këshillohet të pini ujë të ngrohtë me limon çdo mëngjes.

Linjë e theksuar në mes të syve: tregon probleme të mëlçisë. Kjo mund të jetë për arsye fizike, mjedisore dhe emocionale. Këto linja tregojnë edhe probleme me alergjinë ndaj ushqimeve.

Puçrra në ballë: tregojnë simptoma të brendshme, të tilla si probleme me mëlçinë dhe stomakun.

  • Sytë

Rrathë të zinj poshtë syve: nëse vazhdojnë të jenë të pranishme edhe nëse keni bërë gjumë të rehatshëm dhe nuk jeni të lodhur, atëherë rrathët e errët poshtë syve tregojnë për intolerancë ndaj ushqimeve, probleme me aneminë dhe mungesë të hekurit në gjak.

Njolla të bardha në sy: tregojnë për një bllokim të mundshëm të sistemit limfatik. Në këto raste duhet të shmangni laktozën dhe produktet e qumështit të lopës.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës