Zënka e mjekëve në sallën e operimit përfundon me vdekjen e foshnjës (Video)

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Pamje shokuese vijnë nga një spital në Indi, ku dy mjekë janë filmuar duke u grindur brenda sallës së operimit. Incidenti është regjistruar në Spitalin Umaid nga stafi dhe është përhapur menjëherë në media.

Në të shfaqet mjeku obstetër Ashok Nainwal teksa grindet me gjuhë të ashpër me anestezistin Mathura Lal Tak për çështje krejt banale, ndërsa gruaja shtatzënë ishte në tryezën e operimit.

Sipas mediave indiane, dhuna verbale mes mjekëve ka nisur pasi mjeku obstetër pyet nëse pacientja ka ngrënë para operacionit. Në këto momente anestezisti i kërkon një mjeku të ri të kryejë disa analiza dhe kjo gjë e tërboi kirurgun.

Menjëherë mjekët kanë nisur sharjet mes tyre, pa u shqetësuar fare se kishin një paciente në tryezën e operimit dhe një jetë fëmije që varej në fije të perit.

Edhe pse të pranishmit në sallë u përpoqën të ndërhynin për t’i dhënë fund grindjes, nuk mundën t’i shpëtojnë jetën fëmijës. Mjekët janë pezulluar menjëherë nga puna, ndërkohë që priten të merren masa disiplinore kundrejt tyre.

Burimi: Huffington Post / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?