Zonat Blu, vendet ku njerëzit jetojnë më gjatë se në pjesën tjetër të botës

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Sëmundjet kronike po bëhen çdo ditë e më shumë të zakonshme për personat e moshës së tretë.

Ndërsa gjenetika luan një rol në determinimin e jetëgjatësisë dhe ndjeshmërinë ndaj këtyre sëmundjeve, me shumë mundësi stili i jetesës ka një impakt më të madh.

Por, ekzistojnë disa vende që quhen “Zona Blu”, ku njerëzit kanë një shkallë më të ulët të sëmundjeve kronike dhe jetojnë më gjatë se në vendet e tjera të botës.

Çfarë janë Zonat Blu?

Zona Blu është një term jo – specifik që iu është dhënë rajoneve gjeografike ku jetojnë disa nga njerëzit më të vjetër në botë.

Ky term u përdor fillimisht nga autori Dan Buettner, i cili ishte duke studiuar vendet nëpër botë, ku njerëzit jetojnë më gjatë se zakonisht. Quhen Zonat Blu sepse kur Buettner dhe kolegët e tyre po bënin kërkime mbi këto zona, i rrethuan me ngjyrë blu në hartë.

Ekzistojnë 5 vende apo zona të tilla:

  • Ikaria (Greqi): Ikaria është një ishull në Greqi, ku njerëzit konsumojnë një dietë të Mesdhetare, të pasur me vaj ulliri, verë të kuqe dhe perime të rritura vetë.
  • Ogliastra, Sardenjë (Itali): Rajoni i Ogliastrës në Sardenjë, është një vend ku jetojnë disa nga burrat më të vjetër në botë. Ata jetojnë në zona malore dhe zakonisht punojnë në ferma dhe konsumojnë shumë verë të kuqe.
  • Okinawa (Japoni): Në Okinawa jetojnë disa nga gratë më të vjetra në botë. Ato hanë shumë ushqime me bazë soje dhe praktikojnë tai chi, një formë meditative ushtrimesh fizike.
  • Gadishulli Nicoya (Kosta Rika: Dieta ushqimore në këtë gadishull është e bazuar rreth fasuleve dhe tortijave të misrit. Njerëzit e kësaj zone, bëjnë rregullisht punë fizike edhe në moshë të thyer dhe kanë një sens qëllimi për jetën të quajtur “plan de vida” apo “plani i jetës”.
  • Adventistët e Ditës së Shtatë në Loma Linda, Kaliforni (SHBA): Adventistët e Ditës së Shtatë janë një grup njerëzish shumë religjioz. Ata janë vegjetarianë shumë strikt dhe jetojnë në komunitete shumë të ngushta.

Disa nga dietat dhe stilet e jetesës më të zakonshme të njerëzve që jetojnë në “Zonat Blu” janë:

  • Kanë një dietë të pasur me perime, fruta, legume, drithëra, arrorë dhe peshk.
  • Ata agjërojnë dhe ndjekin rregullin e 80%. Rregulli i 80% parashikon të ndalosh së ngrëni kur ndihesh 80% i ngopur.
  • Konsumojnë alkool në mënyrë të moderuar.
  • Aktiviteti fizik është i ndërtuar në jetën e tyre të përdishme. Në këto vende, njerëzit nuk ushtrohen duke shkuar në palestër, por merren me aktivitet fizik në jetën e tyre të përditshme, si për shembull kujdesen për kopshtin, bëjnë ecje, gatuajnë dhe bëjnë punë të tjera të përditshme.
  • Bëjnë gjumë të mjaftueshëm. Një natë e mirë gjumi është shumë e rëndësishme për njerëzit e “Zonës Blu”. Ata shpesh, bëjnë një sy gjumë edhe gjatë ditës.
  • Të rinjtë jetojnë me të vjetrit. Njerëzit në këto vende jetojnë shpesh me familjet e tyre. Studimet kanë treguar se gjyshërit që kujdesen për nipat dhe mbesat kanë një risk më të vogël vdekjeje.
  • Kanë një rreth shoqëror të shëndetshëm. Shpesh njerëzit në vendet ku jetohet më gjatë janë më të ngrohtë dhe të afërt me njëri – tjetrin e përveç familjarëve kanë dhe një rreth të gjërë shoqëror.

Burimi: Healthline

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë