Zv.ministri Rrjepaj: Ja si do jetë Spitali Spitali Ushtarak në vitin 2014

Eriola Çuko

– Zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, tha se gjatë 2014 do të ketë një rikonceptim të Spitalit Kombëtar të Traumës, ku do të marrë një rol më të fuqishëm koncepti i rehabilitimit –

klodian rrjepajZv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, tha sot për ATSH-në se “gjatë 2014 do të ketë një rikonceptim themelor të Spitalit Kombëtar të Traumës, ku do të marrë një rol më të fuqishëm koncepti i rehabilitimit, duke shfrytëzuar burime njerëzore tashmë edhe në Shqipëri në lidhje me programet e rehabilitimit posttraumatik”.

Rjepaj bëri të ditur se mbështetur në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2005-2013, Ministria e Shëndetësisë ka punuar dhe vazhdon të punojë në disa drejtime, si për përmirësimin e kuadrit  rregullator në sistemin  shëndetësor, për përmirësimi dhe shpërndarjen e burimeve financiare në të tri programet (shëndet publik, kujdes parësor dhe kujdes sekondar), por edhe për cilësi më të mirë të shërbimeve shëndetësore”.

Sa i takon përmirësimit të shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara, Rjepaj tha se përpjekjet janë përqendruar në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të rehabilitimit fizik në institucionet shëndetësore, për parandalimin e dëmtimeve të mëtejshme, si dhe në krijimin e kushteve sa më optimale për rehabilitim.” Po kështu, është punuar edhe në drejtim të krijimin dhe forcimin të kapaciteteve ekzistuese, por edhe për arsimimin për profesionistët e mesëm dhe të lartë të rehabilitimin fizik dhe rritjen e cilësisë së kujdesit nga Qendrat Orto-Prostetike. “Pothuaj në të gjitha spitalet rajonale ekzistojnë njësitë e rehabilitmit fizik me mjek dhe fizioterapetë që ndihmojnë në rikthimin ose fuqizimin e aktiviteve te humbura nga semundja apo aksidenti”, tha Rjepaj.

Njëkohësisht, sipas tij, në fillim të vitit të ardhshëm do të hyjë në funksion dhe shërbimi i fizioterapisë pranë Spitalit Neuro-kirurgjikal, në një hapësire të bollshme dhe në kushte shume të mira.

Vëmendje, sipas tij, i është kushtuar përshtatshëmrisë së mjediseve spitalore dhe ambulancave për Personat me Aftësi të Kufizuar, duke krijuar lehtësira për pacientët e shtruar në spital dhe për pacientët që paraqiten në shërbimin ambulator. Për këtë, të gjitha institucionet shëndetësore me ose pa shtreter  janë urdhëruar të zbatojnë normativat urbanistike të ndërtimit në funksion të të këtyre personave, për të gjitha ndërtimet e reja dhe rehabilitimin e atyre ekzistuese, sipas një plani të përcaktuar.

Rjepaj nënvizoi dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve protezike, si dhe shtimin e kapaciteve përmes trajnimeve të ndryshme në fushën e  protezave dhe ortezave. Sipas tij, 7 specialistë nga Tirana, Pogradeci dhe Kukësi kanë kryer një kurs teorik dhe praktik, duke plotësuar një program prej 6 modulesh, lidhur me protezat e anësive të poshtme dhe të sipërme. Ndërkohë, në spitalin e Kukësit funksionon një repart, që veç kujdesit rehabilitues merret edhe me prodhimin dhe riparimin e protezave për të dëmtuarit e këtij qarku dhe më gjerë.

Specializimi në fushën e mjekësisë fizike dhe rehabilituese të mjekëve që punojnë ne shërbimet e rehabilitimit fizik është një tjetër drejtim, ndërkohë që 20 mjekë nga spitalet kryesore të vendit janë trajnuar për metodat moderne te rehabilitimit fizik. Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit është mundësuar dhe vazhdon shkollimi i studentëve në fushën e rehabilitimi fizik, një pjesë e të cilëve janë punësuar pranë shërbimit shendetesor publik.

Lidhur me rolin e MSH si institucion politikëbërës, Rjepaj tha se tashmë është bërë përgatitja e projektaktevepër kërkesat minimale të sigurisë dhe shëndetit të punëmarrësve ndaj faktorëve të riskut në punë. Grupi i punës realizoi disa projektvendime si “Për miratimin e listës së sëmundjeve profesionale”, “Për mënyrën e funksionimit të shërbimit mjekësor në punë, përfshirë normat, rregullat dhe procedurat për të siguruar kontrollin mjekësor të pranimit në punë dhe ato periodike për punëmarrësit”, etj.

Postime të ngjashme

Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Cilat ushqime ndihmojnë shëndetin e syve?
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Angjinarja: Perimi i pranverës që forcon kockat dhe zemrën