Kryefaqja Pyet Mjekun Pyet mjekun: A ka bar popullor për venat e zgjeruara?

Pyet mjekun: A ka bar popullor për venat e zgjeruara?

0
Shpërndaje

Përshëndetje! Ju lutem, a mund të më thoni se çfarë bari popullor mund të përdor për venat e zgjeruara?

Përgjigjet për gazetën “Shëndet+” dhe Shëndeti Online: Elida Mici, kirurge flebologe pranë Qendrës Shëndetësore të Specialiteteve nr.3, Tiranë

vena-jVenat varikoze janë zgjerime të qëndrueshme të venave sipërfaqësore të gjymtyrëve të poshtme, të shoqëruara nga dëmtimi valvulave dhe rikthimi i gjakut venoz.

Shkaku i vërtet i kësaj patologjie nuk dihet, por ekzistojnë një sërë faktorësh favorizues siç janë përdorimi i gjatë i barnave, trashëgimia, mbajtja e peshave të rënda, obeziteti, qëndrimet e gjata në këmbë, takat e larta, rripi i shtrënguar në mes etj.

Komplikacionet më të shpeshta janë: dhimbje, lodhje të këmbëve, mpirje, mizerime, këmbë të rënda, temperaturë lokale, kruarje mbi zonën e vakorizuar etj.

Variçet nuk hiqen me pomada në përbërjen e të cilave janë preparatet me korrigjime bimore (gështenja e egër, fletët e rrushit të kuq etj). Ato përmirësojnë klinikën e variçeve dhe qetësojnë dhimbjet, por nuk i zhdukin ato.

Variçet kërkojnë ndërhyrje dhe metodat për trajtimin e insufiçenës së venave të varikozuara janë: kirurgjia, skleroterapia, lazeri dhe radiofrekuenca.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here