Si mund të parandalohet shfaqja e strijave gjatë shtatzanisë?

Nga mjekja Albana Lufi, dermatologe

Gjatë shtatzanisë është e rëndësishme që të ruhet pesha, të mos teprohet. Gruaja shtatzënë të mos marrë mbi 13 ose 14 kilogram. Sa më e madhe të jetë pesha, aq më e madhe është prirja për t’u formuar strijat. Jo të gjitha gratë shtatzanë kanë strijatendencë për të formuar. Ndikojnë ndryshimet hormonale gjatë shtatzanisë. Nuk ka asnjë medikament që mund ta parandalojë nëse femra është e predispozuar.

E kemi hasur edhe në praktikën tonë të punës ku mjaft femra pas lindjes së fëmijës vijnë tek dermatologu dhe thonë që gjatë shtatzanisë kanë përdorur kremra të ndryshëm por sërish u janë bërë strijat.

Edhe literatura thotë se nuk ka asnjë krem që jep siguri për të parandaluar strijat. Studimet e ndryshme kanë konfirmuar se femrat që lindin në moshë të re dhe femrat që lindin fëmijë me peshë të madhe, janë më të prirura. Megjithatë, prirja gjenetike është faktor shumë i rëndësishëm.

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare