Avokati i Popullit: Testimi shkel të drejtat e mjekëve

Avokati i Popullit Igli Totozani zhvilloi të hënën një takim me mjekët lidhur me testimin që ka ndërmend të kryejë Ministtia e Shëndetësisë.

totozani“Pata një takim me mjekët në lidhje me testimin, – u shpreh Totozani në fund të takimit. – Kemi kohë që e ndjekim këtë problem, nuk ishte takimi i parë. Kemi përgatitur një rekomandim, pasi kemi analizuar këtë nismë. Kemi arritur në një përfundim se kjo nismë duhet tërhequr. I kemi dërguar ministrit një rekomandim sugjerues, parandalues. Shkel parimin e të drejtave.

“Çdo qytetar i këtij vendi duhet të gjendet në një pjesë personale dhe profesionale të parashikueshme. Në këtë kuptim për ne është e papranueshme, duke qenë se mjekët kanë një jetë profesionale të parashikueshme, formimi individual, marrja e liçencës, diploma, që në mënyrë të papritur të futet në axhendën e tyre një element i paparashikuar nga ata”, tha Avokati i Popullit.

Totozani vazhdoi se një nga elementet e qeverisjes së mirë është pjesëmarrja dhe transparenca. Ai tha se organizatat e mjekëve duhet të konsultoheshin për ndërmarrjen e kësaj nisme dhe se ky proces duhet të jetë transparent, pra mjekët duhet të njihen me këtë ndërmarrje në mënyrë paraprake. “Së fundmi, duhet të kemi kujdes me shërbime të tilla si i mjekëve, pasi besimi i publikut tek ta është elementi bazë për një marrëdhënie me pacientin”, përmbylli Avokati i Popullit.

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik