Kur sëmundjes nuk i japim si terapi ilaçin, por betonin

Shkruar nga Lutfi Dervishi

*Gazetar

Një kopsht Eden sa 23 aparate EMCO që të shpëtojnë jetën nga kolapsi i zemrës dhe mushkërive. Po ky kopsht? Sa tre aparatura PET-CT që zbulojnë tumorin dhe kancerin në fazë qelizore!

Këto dy pajisje nuk mungojnë; ato nuk kanë ekzistuar kurrë në QSUNT! Po, po, në atë që quhet me plot zë “Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza”.

Edhe “qendër”, edhe “universitare”, edhe “Nënë Tereza”?

Të gjitha përtypen. Por abuzimi me emrin e Nënë Terezës nuk përtypet. Nuk falet. Nuk harrohet!

Të mos kesh PET-CT në vitin 2025, të mos kesh EMCO kur spitalet moderne i quajnë pajisje standarde, nuk është mungesë,

Është tallje me jetën!

Është tallje me pacientët.

Është tallje me familjarët.

Është tallje me një popull që ka mësuar të presë, jo radhën për shërbim, por fundin.

Parkingu dhe hoteli në QSUNT nuk premtojnë revolucion në shëndetësi.

Ky nuk është thjesht dështim i sistemit.

Ky është krim i heshtur, i përditshëm, i normalizuar.

Një krim ndaj të gjallëve që presin radhën dhe ndaj të vdekurve që nuk patën asnjë shans.

Dhe kur këtë e bën një institucion që mban emrin e Nënë Terezës, nuk është më vetëm hipokrizi.

Është blasfemi.

Sepse sëmundjet nuk janë ende aq të zgjuara sa të bëjnë dallimin: socialist apo demokrat.

Postime të ngjashme

Vaksinat: Konspiracion apo mbrojtje e jetës?
Si 2025 mund të jetë një vit kyç përparimi për industrinë farmaceutike
Hulumtimet e fundit mbi viruset duhet të ngrenë alarmin, shkencëtarët po na vënë në rrezik
Çfarë është mjekësia e personalizuar?
Nuk ka diskutim: dhuna ndikon në shëndet dhe mirëqenie
Sistemi shëndetësor/ Rama si macja që fajson minjtë pse hëngrën djathin, dhe nginjet me të tërën
Mjeku Aliahmeti: Oksid etileni në akullore do të thotë të helmosh me duart e tua fëmijët!
Skandali në Onkolgjik/ Drejtoresha e TFL, Eglantina Bardhi: Boll u kapët me bishtin e  fundit të kavallit, Qeveria është vrasësi kryesor