UNiTE mbledh organizatat: Thuaj JO DHUNËS ndaj GRAVE
UNITE mblodhi përfaqësuesit e organizatave lokale dhe kombëtare të përfshira në fushatën “Bëje Boten Portokalli në 16 Ditë”, për të diskutuar rreth perspektivave të tyre mbi impaktin, rezultatet, mesimet dhe sfidat e hasura gjatë aktiviteteve të zhvilluara në zonat rurale dhe urbane në Shqipëri. Në këtë takim ishin të gjitha organizatat të cilat treguan ekperiencën pozitive me aktivitetet creative të gjatë kësaj fushate.
Përfaqësuesja e UN Wmonen, Estela Bulku theksoi se vlerëson punën e kryer nga organizatat e shoqërisë civile, por misioni kundra dhunës duhet të na mbledhë të gjithëve dhe të jemi aktivë në këtë qëllim të përbashkët.
Gjithashtu organizatat raportuan edhe rreth aktiviteteve që do të realiojnë deri në mars dhe mënyrat e bashkëpunimit me të gjitha shoqatat për ti thënë Jo Dhunës. Në këtë takim e pranishme ishte edhe shoqata “Together For Life”, e cila raportoi mbi aktivitet e realizuara dhe ato që do të realizojën në të ardhmen. Mbledhja e e mesazheve nga persoant publik ka qenë një ndër aktivitetet e shoqatës si edhe përfshirja e të rinjve të veshur portokalli duke pedaluar mbi biçikleta.
UNiTE do të vazhdojë edhe në qytete të tjera duke integruar komponentët HeForShe dhe fokusuar pikërisht në rolin që kanë djemtë dhe burrat për barazinë gjinore, eleminimin e dhunës ndaj grave dhe fuqizimin e tyre në shoqëri. Na ndiqni në aktivitetet në përkujtim të Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Rreth fushatës HeforShe shpjegoi me detaje specialisiti i komunikimit në UNDP Besnik Bakaj, i cili orientoi organizatat se si mund të përfshihen në këtë nismë.




