Mjekët sërish në protestë. Edhe sot në orën 11:00 në QSUT u pezullua puna, ndërsa bluzat e bardha rikërkuan tërheqjen e ministrit Beqaj nga testimi.
Mjeku Petrit Vargu i pyetur nga “Shëndet+” tha se pas dërgimit në gjykatë të çështjes, presin vendimin e saj ditën e enjte.
Duke mbledhur firmat e bluzave të bardha, Profesionistët e Mjekësisë Shqiptare kanë kërkuar edhe dorëheqjen e ministrit Beqaj ndërmjet gjithë kërkesave të tjera.


