Muret e vjetra të godinave të Qendrës Spitalore Univesitare Tirane “Nënë Tereza” po lyhen dhe pikturohen pemë. Në këto mure ndërtesash të kalbura, ndërkohë që ka nevoja të mëdha për ambiente të reja të paisura me aparatura, krevate pacientësh, paisje EKG dhe salla opetore, laboratore me nivele biosigurie, mjete diagnostikuese, ilaçe cilësore, standarte ruajtje më të sigurta për ilaçet.
Në fakt pritet kjo të ndodhë kur komandohet minister dikush që se ka idenë si bëhen reformat në shëndetësi, kur rreth vetes nuk ka asnjë eskpert të politikave shëndetësore, kur skandalet e vjedhjeve, abuzimeve dhe keq menaxhimeve janë bërë normalitet!
Dënohesh dhe futesh në burg se ke parkuar keq makinën dhe nuk ke paguar faturën e dritave të muajit përpara dhe nuk dënohesh për shpërdorim fondesh, vjedhje të pastër fondesh publike dhe “shteti” fle gjumë, multimuljoneret pushtetare pastaj shqetësohen si mund ti fshehin këto para duke blere vila, dyqane, duke u bërë aksioner nëpër biznese nëpër botë!!!
Aty ku promovohesh dhe punësohesh menjëherë nga personel i thjeshtë, deri në përgjegjës, shef dhe drejtor intitucioni mjafton të kesh gjetur “kanalet e duhura të komunikimit”.
Aty ku edhe politika dhe “qesja me florinj” është pas çdo emërimi dhe promovimi.
Pastaj të paditurit dhe të paudhët këto gjëra bëjnë, piktorojnë muret e ndërtesave të kalbura duke i prmovuar ata si reforma, bejne shoë kur vihet në punë një aparaturë që bën analiza të zakonshme apo një aparature tjetër diagnostike që duhet të jenë të pajisur me mjete dhe apatarura tërë institucionet shëndetësore në rang vendi.
(marrë nga Kolegji Mjekëve Kirurgëve Shqipëtarë)



