Pasta shu, ja si përgatitet

Për 300 g prodhim të pjekur pa mbushje duhen:

-miell 1 gotë ½ uji;

-gjalpë ose vaj ½ filxhan çaji;

Pasta shu-ujë ose qumësht 1 gotë;

-vezë 4-5 kokrra;

-kripë e sheqer nga një majë luge kafeje.

Për kremin duhen:

-qumësht 2 filxhan çaji;

-vezë 2 kokrra;

– miell 2 lugë gjelle;

-sheqer 4 lugë gjelle;

-pak vanilje;

-sheqer pudër 1 lugë gjelle.

Brumi shu ndryshe quhet brumi i zier; përgatitet duke zier në ujë miell së bashku me gjalpë ose yndyrë tjetër dhe pas zierjes ky brumë përzihet me sasi të madhe vezësh.

Gjatë pjekjes nga nxehtësia e madhe e furrës avullohet shumë ujë, duke krijuar një hapësirë (boshllëk) e cila mbushet me krem pastiçerie, marengë ose me reçel.

Në një tenxhere hidhet qumësht ose ujë, kripë gjalpë dhe pak sheqer. Perzihen dhe ngrohen deri në valim, pastaj hidhet mielli i situr, përzihet shpejt me lugë druri dhe mbahet në zjarr të dobët duke e përzier derisa mielli të shkëputet lehtë nga ena dhe nga luga e drurit. Atëherë masa hiqet nga zjarri, hidhet në tas porcelani, ftohet pak deri 70-80 gradë dhe duke i përzier, i hidhen dalëngadalë vezët. Përzierja vazhdon derisa të krijohet një masë e trashë në formë kremi dhe pak elastike. Brumi i përgatitur hidhet në qeskë me tub metalik me diametër 10-15 mm ose në kaush prej letre dhe nxirret në tepsi në formë tubi ose në formë të rrumbullakët, duke lënë 2-3 cm largësi nga njëra-tjetra. Ky brumë mund të ndahet dhe me lugë gjelle dhe piqet në furrë me temperaturë 200-220 gradë për 20-25 minuta. Pas pjekjes lihet të ftohet, hiqet nga tepsia dhe pritet me thikë. Nga njëra anë mbushen me krem pastiçerie të përgatitur dhe pudrosen ne sheqer pudër.

Për më tepër ëmbëlsira, lexoni:

https://shendeti.com.al/si-te-pergatisim-embelsire-me-qershi/

https://shendeti.com.al/pasta-ne-akull-si-ti-pergatisni/

https://shendeti.com.al/sallate-me-portokalle/

https://shendeti.com.al/si-te-pergatisim-kabuni-me-rrush-te-thate/

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme
Noodles …mos i dënoni kaq rëndë fëmijët tuaj
A duhet zëvendësuar një vakt me një smoothie?
Pse kjo supë mund t'ju ndihmojë të jetoni gjatë
Përpara se të vazhdoni me receta, lexoni sa të shkëlqyera janë kërpudhat për organizmin