Përgjigjja nga fizioterapisti Petrit Drini
Kirurgjia në dhimbjen e shpinës bëhet vetëm kur mundësitë e trajtimit jokirurgjikal janë provuar dhe nuk kanë dhënë rrezultat për një periudhë 1-vjeçare. Shkaku i një ndërhyrje mund të jetë: dëmtimi i diskut, deformim mbi 50 gradë i kolonës (skoliozë), fraktura kockore, tumore etj.
Mund të themi me siguri absolute që aktiviteti i përshtatur sportiv është investimi më i sigurtë në mirëmbajtjen e shpinës dhe shëndetit tuaj në përgjithësi.


