Gërrhitja mund të jetë sinjalizuese për disa sëmundje

Shumë njerëz gërrhijnë. Ky është një fenomen bezdisës dhe aspak i rehatshëm, sidomos kur flini me partnerin. Ajo çfarë duhet të dini është se gërrhitja shpeshherë i paraprin disa kushteve të rënda shëndetësore. Ja disa nga rreziqet që lidhen me gërrhitjen:

gerrhime 1Gërrhitja është një simptomë: kjo është gjëja e parë që duhet të dini. Gërrhitja nuk është një fakt normal dhe për këtë  duhet të dini shkaqet nga se vjen. Disa nga shkaqet janë bllokimet e fytit, nofulla të dobëta, yndyrë e tepërt në pjesën e fytit dhe dobësi e përgjithëshme në muskujt e qafës.

Sëmundjet e zemrës:  për njerëzit që gërrhijnë në mënyrë kronike ka gjasa që vuajnë nga sëmundjet e zemrës. Efekti kumulativ i shumë ngjarjeve apenike rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës në mënyrë të konsiderueshme. Sipas studimeve, rreth 30% e njerëzve që gërrhijnë kanë probleme me zemrën.

Sëmundjet e hipertensionit: hulumtimet kanë gjetur se gërrhitja është faktor që tregon se keni probleme me presionin e lartë të gjakut. Ky fenomen mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin sepse mund të shkaktojë trompozë gjatë natës.

Siç u parashtrua dhe më sipër gërrhitja mund të jetë një tregues që  ju vuani nga një sëmundje. Por në qoftë se të të tjerët ju thonë se gërrhini në mënyrë kronike ju duhet të konsultoheni me një mjek. Këtu janë edhe disa simptoma të tjera që rriten me rrezikun për t’u prekur nga këto sëmundje:

  • Lodhje e tepërt gjatë ditës
  • Gjumë i parehatshëm
  • Rrahje të shpeshta të zemrës
  • Dhimbje ose thatësi fyti etj.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm