Gluteni është proteina që gjendet tek gruri, elbi, thekra dhe tek ushqimet e tjera që kanë karbohidrate. Një numër mjaft i madh
njerëzish janë diagnostikuar me intolerancë ndaj glutenit apo sëmundje celiake. Rreth 15% e njerëzve në SHBA nuk duhet të konsumojnë fare gluten, shikoni simptomat e mëposhtme që tregojnë intolerancën ndaj glutenit:
- Nëse keni probleme me sistemin e tretjes, gazra, diarre apo kapsllëk menjëherë pasi hani gluten.
- Nëse ju bëhet lëkura me kokrriza apo si “lëkurë pule” në pjesën e pasme të krahëve apo në gjunjë. Kjo bëhet për shkak të mungesës së acidit yndyror dhe vitaminës A, të cilat shkaktohen nga konsumimi i glutenit.
- Nëse ndiheni të lodhur ose kur pamja ju bëhet e mjegullt pasi hani ushqim me gluten.
- Kur vuani nga sëmundje të tilla si ulcerë, lupus, psoriasis, sklerozë e shumëfishtë etj.
- Kur ndjeni disbalancë, marramendje apo simptoma të tjera neurologjike.
- Kur keni dhimbje të mëdha koke pasi hani gluten.
- Kur keni dhimbje, enjtje, acarim të gishtërinjve apo gjymtyrëve pasi hani gluten etj.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi


